eksperti-banner

KV Fushë Kosova në konkurrencën e femrave ka qëndruar për disa ditë në qytetin bregdetar shqiptar Durrës.

Skuadra kosovare gjatë qëndrimit në tokën shqiptare ka zhvilluar edhe një ndeshje miqësore ndaj Teutës nga Durrësi ku edhe e ka fituar atë.


308115163 1791816917824099 5930763724307973725 n

Njoftimi i plotë nga KV Fushë Kosova:Pas fazës para përgatitore për kampionatin e ri, përgatitjeve fizike dhe kondicionale, gjithmonë të harmonizuara me punë në palestër, radha është për ndeshje kontrolluese. Me ftese te ekipit mik "Teuta" nga Durrësi, klubi sot e zhvilloj ndeshjen e pare kontrolluese, ku ishte një test i mirëpritur para fillimit të kampionatit.

308122573 1459402777914315 8359763909926862383 n

Gjatë ndeshjes stafi i trajnerëve patën mundësi të i përfshijnë të gjitha lojtaret, ku secila nga to patën paraqitje të mira me çka rezultoi që edhe ndeshja të fitohet në fund. I falënderojmë ekipin pritës për ngrohtësinë e afruar gjatë gjithë kohës. Falënderimi më i madh për të gjithë mbështetësitë tanë, me përkrahjen e tyre klubi po e jetëson vizionin dhe misionin. /Telegrafi/

telegrafi sport app