LAJMI I FUNDIT:

Kuzhinieri shqiptar që gatoi për Papa Françeskun (Video)

Kuzhinieri shqiptar që gatoi për Papa Françeskun (Video)

Artion Kurti shefi i restorant “Pizza” theksoi për emisionin Opinion në lidhje me temën e recetave të stinës së verës, se produktet janë shumë më të freskëta si dhe më të shpejta për t’u konsumuar.

Kurti bëri me dije se kjo vihet re mjaft qartë edhe tek koha që shpënzojnë klientet duke konsumuar një drekë apo një darkë, sipas tij, ata ngrihen shumë më shpejt, duke e krahasuar me një stinë tjetër.


Por kurti në CV-in e tij, ka një detaj shumë interesant, ai është edhe kuzhinieri që ka gatuar për Papa Françeskun, kur ai vizitoi Shqipërinë, raporton opinion.al

Ai në emisionin Opinion bëri publike edhe recetën që kishte gatuar për Papën, si dhe foli për shumë detaje në lidhje me përgatitjen e drekës.

Detaje më të thelluara mund t’i ndiqni në videon e mëposhtme: