LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi i Shqipërisë për herë të tretë voton për rrënimin e Teatrit në Tiranë

Kuvendi i Shqipërisë për herë të tretë voton për rrënimin e Teatrit në Tiranë

Edhe pas nëntë muaj protesta të përnatshme të qytetarëve dhe artistëve në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, edhe pasi Presidenti i Republikës e ktheu dy herë projektligjin në Parlament për shumë shkelje të Kushtetutës, deputetët socialistë, në mungesë të opozitës, e rivotuan idenë për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe zhvillimin e zonës me disa kulla dhe një teatër të ri.

Me të njëjtën vendosmëri si për rrëzimin e Teatrit Kombëtar, shumica socialiste ishte sot po aq e vendosur sot për mbylljen e bizneseve të basteve sportive të të gjithë formave, si një mënyrë për të mbrojtur ekonomitë familjare dhe rininë nga shpenzimet për të ashtuquajturat lojëra fati.


Qytetarë dhe artistë zhvilluan protesta të pandërprera në mbrojtje të Teatrit Kombëtar nga planet për të rrëzuar ndërtesën historike. Ata u mblodhën në oborrin e Teatrit Kombëtar, morën nënshkrimet për një peticion nga qytetarët, dhe dëgjuan argumentet e veprimtarëve pse Teatri nuk duhet shembur, përkundër planeve për ta rrëzuar atë në këmbim të disa kullave biznesi. /VoA/