Kuvendi e vendos në krye të rendit të ditës debatin për vizat


Kuvendi e ka vendosur në krye të rendit të ditës në seancën e sotme pikën për debatin parlamentar lidhur me mosliberalizimin e vizave.
Mocioni i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për futjen e kësaj pike në krye të rendit të ditës u propozua nga shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Besnik Tahiri.
Të gjithë deputetët e pranishëm në sallë votuan pro.
Pikat e tjera të papërfunduara nga seancat e kaluara plenare:Votimi i propozim-rezolutës për adresimin e rritjes së çmimeve; Shqyrtimi i raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2021; Shqyrtimi i raportit vjetor të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT për vitin 2021; Shqyrtimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës për hartimin e Planit Hapësinor të Kosovës; Shqyrtimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës për hartimin e Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Sharri”; Ratifikimi i anëtarit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë Kosovare të Akreditimit; Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 28 dhe 29 korrik 2022: Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, Shqyrtimi i raportit vjetor të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas për 2021. /Telegrafi/



































