LAJMI I FUNDIT:

Kuvajti do të shtypë 100,000 kopje të Kuranit të përkthyera në suedisht

Kuvajti do të shtypë 100,000 kopje të Kuranit të përkthyera në suedisht

Kuvajti ka vendosur të shtypë 100,000 kopje të Kuranit të Shenjtë të përkthyera në suedisht, një projekt për të theksuar parimet dhe vlerat islame të tolerancës dhe bashkëjetesës paqësore mes të gjithë qenieve njerëzore, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Kuna.

Autoriteti i Përgjithshëm për Kujdesin për Shtypjen dhe Botimin e Kuranit të Shenjtë dhe Sunetit të Profetit dhe Shkencave rreth tyre e bëri njoftimin pas një direktive të kryeministrit Sheikh Ahmed Nawaf al Ahmad al Sabah, përcjell Telegrafi.


Përgatitjet ishin në vazhdim për shtypjen e kopjeve të Kuranit dhe “shpërndarjen e tyre në Mbretërinë e Suedisë”, tha kryetari i autoritetit të shtypit, Dr Fahad al Daihani.

Ai tha se vendimi i qeverisë së Kuvajtit ishte të theksonte “tolerancën” dhe mësimet e vërteta të Islamit.

Masa vjen pas shqetësimeve në rritje për përdhosjen e kopjeve të Kuranit në disa vende evropiane me incidentet e fundit në Suedi dhe Gjermani.

Incidentet kanë shkaktuar dënim dhe zemërim ndërkombëtar, si dhe reagim diplomatik.

Ndërkohë Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut dënoi sulmet e fundit ndaj librit të shenjtë mysliman, Kuranit, pavarësisht votave të vendeve perëndimore kundër rezolutës.

Projekt-rezoluta u prezantua nga Pakistani në emër të Organizatës 57-anëtare të Bashkëpunimit Islamik (OIC).

Rezoluta, e cila bën thirrje për dënimin e sulmeve që synojnë Kuranin dhe i përshkroi ato si “akte të urrejtjes fetare”, u vu në votim nga këshilli 47 anëtarësh.

Rezoluta u miratua me 28 vende që votuan pro, 12 vende votuan kundër dhe 7 vende abstenuan në seancën e 53-të të rregullt të Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Kalo në kategori