LAJMI I FUNDIT:

Kushtetuesja pritet të jap vendimin për presidentin Meta, Dervishaj: Kuvendi ka manipuluar provat

Kushtetuesja pritet të jap vendimin për presidentin Meta, Dervishaj: Kuvendi ka manipuluar provat
Këshilltari i Presidentit të Shqipërisë për Çështjet Ligjore, Bledar Dervishaj

Këshilltari i presidentit të Shqipërisë për Çështjet Ligjore, Bledar Dervishaj pretendon se Kuvendi ka dorëzuar prova të manipuluara dhe falsifikuara në çështjen rreth shkarkimit të Ilir Metës në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas Dervishajt, përfaqësuesit e Kuvendit kanë dorëzuar në gjykatë një ndërhyrje apo manipulime prove në seancën e datës 4 shkurt.


Në një njoftim për shtyp të publikuar nga Meta ne Twitter, Dervishaj ka shtuar se ai ka kundërshtuar vërtetësinë e provave të reja shtesë të Kuvendit gjatë seancës së sotme në gjykatë.

Gjykata Kushtetuese kalon në diskutimin përfundimtar rreth shkarkimit të Metës
Lexo po ashtu Gjykata Kushtetuese kalon në diskutimin përfundimtar rreth shkarkimit të Metës

Manipulimi i pretenduar ka të bëje me një mospërputhje të datave në dokumentet e paraqitura nga Kuvendi. /Telegrafi/