LAJMI I FUNDIT:

Kushner, si Clinton, ka përdorur “e-mail”-in privat

Kushner, si Clinton, ka përdorur “e-mail”-in privat

Përdorimi i “e-mail”-it privat gjatë kohës kur shërbente si Sekretare Shteti ishte një nga arsyet e kryqëzimit të Hillary Clintonit nga Donald Trump gjatë fushatës elektorale, por së fundi edhe vet dhëndri i tij, Jared Kushner ka bërë të njëjtën gjë në Shtëpinë e Bardhë.

Bëhet fjalë për 36-vjeçarin, i martuar me vajzën e manjatit, Ivanka, i cili është aktualisht këshilltar i lartë i presidentit.


Vet avokati i tij e konfirmoi ekzistencën dhe përdorimin e adresës private të postës elektronike, përmes së cilës Kushner ka shkëmbyer qindra mesazhe me zyrtarë të tjerë të administratës amerikane, mbi çështje që përfshinin mbulimin mediatik dhe planifikimin e shfaqjeve.

Sipas Politico-s, e para që e përcolli lajmin, nuk ka për çdo rast të dhëna se nga adresa e tij private, Kushner ka ndarë informacione të klasifikuara apo të privilegjuara.

Gjatë fushatës, Trump e shënjestroi vazhdimisht Clintonin për faktin se kishte përdorur e-mail-in privat kur ishte në krye të Departamentit të Shtetit dhe në mënyrë të përsëritur i inkurajonte turmat e simpatizantëve të thërrisnin “Prapa hekurave”.

Miliarderi u zotua asokohe ta burgoste rivalen demokrate, mes shqetësimeve se mund të kishte nxjerrë informacione sekrete, por një hetim mbi çështjen e shumëdebatuar u mbyll pa ngritjen e ndonjë aktpadie. Rregullat federale në Shtetet e Bashkuara e theksojnë qartë sesi duhet të ruhen të dhënat që lidhen me presidentin, apo çdo lloj aktiviteti qeveritar. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?

Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Amerika
Kalo në kategori