Milani thuhet se ia ka vënë syrin Simone Inzaghit, që është në krye të listës së dëshirave të tyre, por Lazio synon të bllokojë këtë lëvizje dhe Marco Giampaolo është në listë si i dyti. 

Sipas Sport Mediaset, Drejtori Ekzekutiv, Ivan Gazidis dhe Paolo Maldini u takuan për të diskutuar se kush do të zëvendësojë Gennaro Gattuso si Trajner i ri i Rossonerëve.

Inzaghi i Lazios është emri i propozuar nga drejtuesit e klubit, si sporti ashtu edhe ekonomik.

Simone Inzaghi (Getty Images)

Megjithatë, çdo marrëveshje potenciale do të varet nga presidenti i Lazios, Claudio Lotito.

Ky i fundit është shumë i vështirë për të negociuar dhe ka deklaruar tashmë se dëshiron që Inzaghi të mbetet.

Inzaghi ka qenë i lidhur ngushtë me një lëvizje në Juventus në ditët e fundit, por ishte thuajse zgjedhja e dytë për Zonjën së Vjetër.

Marco Giampaolo (Getty Images)

Rossonerët do të bëjnë një ofertë prej 2.5 milionë eurosh për një kontratë trevjeçare.

Do të ishte një lëvizje intriguese, pasi vëllai më i vjetër i Simones, Pippo ishte trajneri i Milanit në sezonin 2014-15.

Ndërkohë, trajneri i Sampdoria Giampaolo mbetet një alternativë për të marrë përsipër detyrën në San Siro në verë, që ka qenë gjithashtu i lidhur me Romën. /Telegrafi/