LAJMI I FUNDIT:

Kush po e shikon kaq fshehurazi Vikena Kamenicën? (Foto)

Kush po e shikon kaq fshehurazi Vikena Kamenicën? (Foto)

Këngëtarja dhe mexosopranoja e njohur Vikena Kamenica ndonëse ka kohë që nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri muzikor, prapë se prapë ka qenë aktive dhe e pranishme pranë fansave përmes Televizionit Klan.

Ajo tash e një kohë ushtron rolin e anëtares së jurisë në spektaklin “Gjeniu i vogël”, e ndërsa është mjaft e ndjekur nga fansat në rrjetet e saj sociale.


Së fundmi ajo ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shihet si spektatore në një nga shfaqjet që është dhënë në Teatrin e Tiranës, por nëse shikojmë me vëmendje në fotografi, vërejmë se ajo po vështrohet fshehurazi nga aktori Helidon Fino, i cili gjendej në karriget mbrapa saj.

Në mbishkrimin e fotos, Vikena ka bërë tag aktorin, teksa ka shkruar se më në fund kanë bërë edhe një foto tjetër së bashku. /Telegrafi/

vik2