LAJMI I FUNDIT:

Kush ishin dyshja që e mposhti Argjentinën me golat e tyre? Nuk keni dëgjuar për ta, por janë legjenda arabe

Kush ishin dyshja që e mposhti Argjentinën me golat e tyre? Nuk keni dëgjuar për ta, por janë legjenda arabe

Arabia Saudite mundi Argjentinën me rezultat 2-1 në xhiron e parë të fazës së grupeve të Kupës së Botës për të shkaktuar një nga surprizat më të mëdha në historinë e Kampionateve Botërore.

Shumë të bukur ishin golat, të shënuar nga lojtarët e klubit më të mirë saudit Al-Hilal, sulmuesi Saleh Al-Shehri (29) dhe anësori Salem Al-Dawsari (31).


Goli i parë i shënuar nga Al-Shehri ndaj  Argjentinës, ishte i 11-ti  në 21 paraqitje për kombëtaren, për të cilën ai luan vetëm që nga viti 2020.

Me klubin ai fitoi tre kampionatet e fundit të Arabisë Saudite dhe Ligën e Kampionëve të Azisë në vitet 2019 dhe 2021.

Ai e kaloi pothuajse të gjithë karrierën e tij në atdheun e tij, me një episod në Portugali.

Dhjetë vjet më parë ai u provua për skuadrën e ligës së ulët Mafri dhe më pas provoi vetën edhe për ekipin e atëhershëm të ligës së parë Beira-Mar.

Ai luajti 11 ndeshje atje dhe shënoi dy gola. E para, më 2 shtator 2019, kundër Moreirense, është historike, pasi ai u bë i pari saudit që shënon në Evropë.

Pastaj u kthye në shtëpi. Para se të kthehej te Al-Hilal, ai kaloi pesë vjet në Al-Raed.

Al-Dawsari është edhe më besnik ndaj Al-Hilal, me të cilin fitoi katër kampionate, gjashtë kupa dhe dy Liga të Kampionëve të Azisë.

Gjatë triumfit të fundit atje (2021), ai u emërua MVP i kampionatit.

Ai kishte edhe një episod evropian, por edhe më të shkurtër se Al-Shehri. Në sezonin 2017/2018, si pjesë e marrëveshjes mes Federatës Saudite të Futbollit dhe La Ligës, ai erdhi si huazim te Villarreal, për të cilin luajti vetëm një ndeshje, kundër Real Madridit si zëvendësues.

Kundër Argjentinës luajti ndeshjen e 72-të për Arabinë Saudite dhe ka shënuar 18 gola.

Ky nuk është goli i parë i Al-Dawsarit në Kupën e Botës. Katër vite më parë në Rusi, ai shënoi për të fituar ndaj Egjiptit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori