LAJMI I FUNDIT:

Kush fshihet pas suksesit të Rita Orës?

Kush fshihet pas suksesit të Rita Orës?

Rita Ora është shndërruar në një yll të vërtetë botëror por shumica e njerëzve nuk dinë që kjo është falë motrës së saj.

Elena Ora, 27-vjeçe, u bë menaxherja e këngëtares kur ajo ishte vetëm 18-vjeç dhe gjithmonë e ka nxitur motrën e saj të vogël drejt tregut ndërkombëtar.


Thuajse 10 vite më vonë, ajo nuk është vetëm krahu i djathë i Ritës por ajo është gjithashtu drejtoresha artistike e firmave Red Ora dhe Ora LTD. Biznesmenia e mrekullueshme zakonisht publikon foto të motrës së saj në Instagram, duke zgjedhur fotot më provokuese të këngëtares.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për revistën “Suitcase” ajo është shprehur: “Është shumë e vështirë pasi nuk është thjesht një punë dhe njerëzit e kanë paksa të vështirë ta kuptojnë këtë. Kjo është jeta ime, pasioni im dhe trashëgimi që ne të dyja dëshirojmë të lëmë”.

Elena ka shpjeguar gjithashtu se ajo është duke shkruar një libër për jetën me motrën e saj të famshme. “Kam një libër sekret të cilin jam duke e shkruar për 5 vitet e jetës dhe eksperiencave të mia”, sqaron Elena.

Në trend Magazina

Më shumë
Françeska eliminohet nga BBVA - pesë banorët e mbetur janë zyrtarisht në finale

Françeska eliminohet nga BBVA - pesë banorët e mbetur janë zyrtarisht në finale

Magazina
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Edhe Meritoni në finale - për herë të parë një banor nga Kosova, finalist në Big Brother VIP Albania

Edhe Meritoni në finale - për herë të parë një banor nga Kosova, finalist në Big Brother VIP Albania

Magazina
Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Magazina

"Edhe një prime i mbetur", Lori dhe Sara Hoxha pozojnë me Ledionin në studion e Big Brother VIP Albania

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina
Kalo në kategori