LAJMI I FUNDIT:

Kush është pakistanezi Shahid Khan, miliarderi që kërkon ta blejë Wembleyn – Nga pjatalarësi në pronar të kompanisë miliardere dhe klubeve Fulhamit dhe Jacksonville Jaguars

Kush është pakistanezi Shahid Khan, miliarderi që kërkon ta blejë Wembleyn – Nga pjatalarësi në pronar të kompanisë miliardere dhe klubeve Fulhamit dhe Jacksonville Jaguars
FOXBOROUGH, MA - JANUARY 21: Jacksonville Jaguars owner Shahid Khan looks on during warm ups before the AFC Championship Game against the New England Patriots at Gillette Stadium on January 21, 2018 in Foxborough, Massachusetts. (Photo by Kevin C. Cox/Getty Images)

E enjtja zbardhi lajmin se ka një person që është i interesuar që ta blejë stadiumin Wembley.

Ai quhet Shahid Khan dhe është personi pas ofertës së çmendur që i ka mbërritur Federatës Angleze të Futbollit. 920 milionë euro për stadiumin Wembley në Londër.


Khan, tani multimilioneri me prejardhje nga Pakistani, në ka nuk ka lindur në një familje të pasur, ndryshe nga sheikët.

Shahid Khan. (David Welker/Getty Images)

Daily Mail ka shkruar historinë e Shahid Khan se si arriti të krijojë perandori nga asgjëja.

Khan ka lindur në qytetin e Lahores në Pakistan, ku nëna e tij ishte profesorësh matematike dhe babai shitës. Në moshën 16-vjeçare Khan vendosi të shkonte në Amerikë.

Ai u pranua në Universitetin e Ilinoisit në Amerikë, por me vete kishte vetëm 500 dollarë kur u nis për SHBA. Ai studioi për inxhinieri mekanike.

Pronar i Jacksonville Jaguars dhe Fulham . (David Welker/Getty Images)

Khan e ishte të pamundur që t’i pagunate shpenzimet e universitetit dhe filloi punon si pjata larës duke u paguatr vetën 1.2 dollar në orë.

Ai u punësua fillimisht në kompaninë Flex-N-Gate që merrej me prodhimin e para-kolpeve për makina. Tri vite më vonë ai e bleu fabrikën për 660.000 euro.

Parat i mori hua për ta blerë kompaninë, që sot zotëron 2/3 e tregut të makinave.

Shahid Khan . (Photo by Steve Bardens/Getty Images)

Revista Forbes, Khanin e renditet në vendin e  217 në renditjen e njerëzve më të pasur në planet.

Jahti i tij personal vlen 161 milionë euro, ndërsa pasuria e tij shkon te 8.2 miliardë euro.

Khan është pronar i klubit Jacksonville Jaguars, që merr pjesë në NFL (futboll amerikan).

getty

Përveç këtij klubi, Shahid Khan është edhe pronari i Fulhamit, klubi londinez që tashmë është në divizionin e dytë anglez. Khan e bleu në vitin 2013 dhe tashmë shpreson ta ngjitë në Ligën Premier.

Me blerjen e stadiumit Wembley, Khan synon të zgjerojë interesin për futbollin amerikan edhe në Angli.

Shahid Khan . (Photo by Adam Glanzman/Getty Images)

Ai çdo vit organizon një ndeshje aty.

Klubi i tij Fulham nuk do të lëviz nga stadiumi aktual Craven Cottage.

Ende nuk është bërë e ditur se nëse Khan e blen Wembleyn ku do të zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale dhe finale të Kupës FA, pasi gjithmonë janë zhvilluar aty. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Lista me 10 lojtarët që e kanë të ardhmen e sigurt te Man United - të tjerët janë në shitje

Lista me 10 lojtarët që e kanë të ardhmen e sigurt te Man United - të tjerët janë në shitje

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Kalo në kategori