Kush është modelja misterioze që e shoqëroi Milaim Zekën?

Gazetari i njohur Milaim Zeka dhe modelja Arbora Rrecaj kanë tërhequr vëmendje në rrjete sociale me një video të përbashkët, ku shihen duke vizituar autosallonin Auto Mita për të zgjedhur një veturë.
Që në fillim të videos, atmosfera është mjaft e lehtë dhe me humor. Arbora e ngacmon Milaimin me pyetjen: “A do ia blije të dashurës një kësi veture?”, ndërsa ai ia kthen me shaka: “Nuk do ia blija, por do ja dhuroja”, duke e kthyer bisedën në një moment argëtues për ndjekësit.
Pasi mbërrijnë në sallon, dyshja ndalen te një Dacia BIGSTER në ngjyrë të kuqe - një model që po ngjall interes të madh, sidomos për ata që kërkojnë një veturë familjare, praktike dhe ekonomike. Milaim Zeka thekson disa nga veçoritë kryesore të këtij modeli që ofrohet nga Auto Mita, duke vënë në pah edhe garancionin afatgjatë:
“Është hibdrid, shpenzimet janë tepër të vogla, 10 vjet garancion me çdo gjë brenda. Dhe nëse të prishet kudo vetura, Auto Mita vijnë me ‘marimangë’ të të marrin. Bagazhin e ka shumë të madh. Ka bagazh familjar”, shprehet ai, teksa i propozon Arbores ta blejë veturën.
Pas përzgjedhjes, Arbora dhe Milaimi hipin në veturë dhe dalin për një xhiro, ku vëmendja kalon te përvoja e drejtimit dhe komoditeti. Arbora shprehet se ndryshimin e ndjen menjëherë: "Unë prej tani jam duke e vërejtur që ka shumë konfor, nuk e di pse po më jep atë ndjesi. Unë tash po e vërej menjëherë dallimin prej veturës ku ishim, për shkak të komoditetit ndoshta. E tani benefitet e reja, i vërejmë me kohën”, thotë ajo.
Ndërsa Milaimi, në stilin e tij të zakonshëm, vazhdon me batuta, duke e cilësuar BIGSTER-in si një veturë me shpenzime të ulëta dhe të përshtatshme për familje:
“Gjynah me hip me gruan në këtë veturë… Shpenzimet e vogla, veturë familjare”, dëgjohet të thotë ai me humor, duke e mbajtur videon në të njëjtin ritëm argëtues.
Me këtë video, Auto Mita sjell edhe një herë në fokus ofertat e saj për vetura praktike dhe moderne, ndërsa Dacia BIGSTER hybrid spikat si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë hapësirë, ekonomi dhe siguri - me 10 vite garancion dhe mbështetje në rast nevoje.
Për më shumë informacione rreth modelit dhe ofertave të tjera, mund të drejtoheni te Auto Mita në autosallon. /Telegrafi/































































