LAJMI I FUNDIT:

Kush është Luis Ortiz dhe pse rivali i Andy Ruizit quhet “King Kong”

Kush është Luis Ortiz dhe pse rivali i Andy Ruizit quhet “King Kong”

Boksieri kuban Luis Ortiz është gati të rikthehet në ring dhe të përballet me meksikanin, Andy Ruiz të hënën e ardhshme, më 5 shtator në “Crypto.com Arena”, në qytetin e Los Anxhelosit.

Tetë muaj pas meçit të tij të fundit, të njëjtit në të cilin ai nokautoi Charles Martin, ‘The Real King Kong’ rikthehet në ring në eliminatorin e titullit të peshave të rënda WBC.


Pseudonimi i tij vjen për shkak të shkathtësisë dhe forcës së tij në ring, si dhe për shkak të fuqisë së tij të jashtëzakonshme të goditjes dhe aftësive kundërgoditëse.

Andy Ruiz mahnitë fansat e boksit me ndryshimin trupor që ka bërë, para meçit me Luis Ortiz
Lexo po ashtu Andy Ruiz mahnitë fansat e boksit me ndryshimin trupor që ka bërë, para meçit me Luis Ortiz

Kush është Luis Ortiz?

Boksieri 43-vjeçar ka një karrierë relativisht të gjatë, edhe pse ka pasur vetëm 35 meçe, me një rekord prej 33 fitoresh dhe dy humbjesh. Të dyja disfatat erdhën kundër Deontay Wilder, i cili është gjithashtu një nga boksierët më të mirë të peshave të rënda.

Pasi përfundoi me një rekord prej 343 fitoresh dhe 19 humbjesh dhe kishte ndihmuar Kubën të fitonte një medalje argjendi në Kupën e Botës të Boksit në 2005, Ortiz duhej të largohej nga ishulli për të përmbushur ëndrrën e tij për t’u bërë profesionist.

Vendi, data dhe shuma e majme që do e fitojnë: Andy Ruiz dhe Luis Ortiz gati për super meçin
Lexo po ashtu Vendi, data dhe shuma e majme që do e fitojnë: Andy Ruiz dhe Luis Ortiz gati për super meçin

Kubani u vendos në Miami me trajnerin Dino Spencer dhe u bë profesionist në vitin 2010. Rrënjët e tij kubane u bënë të dukshme shpejt në Shtetet e Bashkuara. Ndërsa kaq shumë peshë të rëndë mbështeten në fuqinë e tyre për të mposhtur kundërshtarët, Ortiz shfaqi një tru boksi që përputhej me madhësinë dhe forcën e tij.

Fitorja e tij më e mirë deri më tani ishte vitin e kaluar kundër Bryant Jennings, një amerikan që mundi Wladimir Klitschko në fillim të vitit 2015, dhe që e lejoi atë të bëhej kampion i përkohshëm.

Transformimi drastik i Andy Ruizit – këmbë të rrethuar me muskuj e një fizik të formësuar
Lexo po ashtu Transformimi drastik i Andy Ruizit – këmbë të rrethuar me muskuj e një fizik të formësuar

Njolla e karrierës së tij

Periudha e tij e parë si kampion i përkohshëm WBA u ndërpre kur steroidi anabolik “Nandrolone” u gjet në një mostër para-luftës të analizuar pas një fitoreje me nokaut në raundin e parë ndaj Lateef Kayode në shtator të vitit 2014.

Sipas Dan Rafael nga ESPN, luftëtarit jo vetëm që iu hoq brezi, por gjithashtu u gjobit me 8,000 dollarë dhe u urdhërua të kryente 15 orë shërbim në komunitet që synonte fëmijët me një mesazh kundër frikësimit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori