eksperti-banner

Ndeshja mes Brazilit dhe Marokut në Kupën e Botës solli në qendër të vëmendjes emra të mëdhenj si Vinicius Junior, Raphinha, Brahim Diaz dhe Achraf Hakimi, por ishte një 18-vjeçar ai që bëri më shumë përshtypje te tifozët dhe analistët.

Bëhet fjalë për Ayyoub Bouaddi, talentin e Lilles, i cili së fundmi vendosi të përfaqësojë Marokun në nivel me kombëtare, pasi më parë ishte pjesë e grupmoshave të Francës.


Mesfushori i ri zhvilloi një paraqitje të pjekur dhe plot personalitet ndaj Brazilit, duke ndihmuar skuadrën e tij të dilte nga presioni i brazilianëve dhe duke treguar qetësi të admirueshme me topin në këmbë.


Statistikat e tij flasin qartë për ndikimin në lojë

  • 60 nga 66 pasime të sakta (91%)
  • 29 nga 33 pasime të sakta në gjysmën kundërshtare (88%)
  • 31 nga 33 pasime të sakta në gjysmën e tij (94%)
  • 1 top i gjatë i saktë nga 1 tentativë (100%)
Këto shifra konfirmojnë nivelin e lartë të paraqitjes së tij përballë një prej mesfushave më të forta në botë, ku në anën tjetër ndodheshin emra si Casemiro dhe Bruno Guimaraes.

Sipas Sofascore, Bouaddi u vlerësua me notën 7.0, duke qenë një nga lojtarët më të mirë të Marokut në barazimin 1-1 ndaj Brazilit.

Paraqitja e tij shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale, ku tifozë të Arsenalit, Liverpoolit dhe Manchester Unitedit kërkuan që klubet e tyre të lëvizin për transferimin e talentit maroken.

Bouaddi nuk është një emër i panjohur në Francë. Pavarësisht se është vetëm 18 vjeç, ai ka regjistruar tashmë mbi 90 paraqitje me ekipin e parë të Lilles dhe mban rekordin si lojtari më i ri që ka luajtur në një kompeticion evropian për klubet, pasi debutoi në moshën 16 vjeç e 3 ditë.


Ndeshja ndaj Brazilit mund të ketë qenë momenti që e prezantoi atë para publikut botëror. Nëse vazhdon me këtë ritëm zhvillimi, Ayyoub Bouaddi pritet të jetë një nga emrat më të përfolur të futbollit evropian në vitet e ardhshme. /Telegrafi/

telegrafi sport app