LAJMI I FUNDIT:

Kusari-Lila thotë se Hajdar Beqa e quajti “Prostitutë politike”

Kusari-Lila thotë se Hajdar Beqa e quajti “Prostitutë politike”

Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se falënderon kryetarin e PDK-së në këtë komunë, Hajdar Beqën, për siç ka thënë epitetin “Prostitutë politikë” që ia ka dhënë ai.

Beqa kishte theksuar se vendimi i Mimoza Kusari-Lilës për të prishur koalicionin me PDK-në në Gjakovë e sheh si frustrim pas rezultateve të zgjedhjeve të 11 qershorit.


Me këtë rast Kusari-Lila ka pyetur shumë meshkuj të tjerë se si quhen sipas tyre burrat që shahen, fyhen, ofendohen, bile bile nxisin konflikte rajonale partiake, klanore dhe pastaj përqafohen për një copë karrige.

Ky është postimi i plotë i Kusari-Lilës:

E falënderoj z. Beqa nga PDK për epitetin e ri që ma dha “Prostitutë Politike”, ndërsa i inkurajoj gratë dhe vajzat të vazhdojnë të kenë zë në vendimmarrje që sojit të z. Beqa t’ju tregojmë se:

  1. Kemi Guxim për vendimmarrje
  2. Kemi Zë për të komunikuar vendimet tona
  3. Kemi mendim të pavarur, Ju pëlqeu apo Jo
  4. Kemi Integritet për të qëndruar vertikalisht dhe pa frikë nga prishja e matematikave tuaja të ndyta.

I pyes zotërinjtë e sojit të Beqës:

Si quhen burrat që shahen, fyhen, ofendohen, bile bile nxisin konflikte rajonale, partiake, klanore dhe pastaj përqafohen për një copë karrikë?!
Cilin epitet ju jep burrave me muskuj që tregtojnë me qëndrimet e tyre në më pak se 24 orë për një post dhe i lidhin koalicionet pa parime dhe pa asnjë vlerë?!

Për rikujtim, unë nuk kam tregtuar me pozitat e mia, gjithmonë i kam fituar ato me vota dhe me meritat e mia.

Unë dhe Alternativa me LDK-në nuk kemi marrëveshje për poste, por për program të qeverisë.
Me LVV nuk do të bisedojmë për poste, por për të mbajtur partinë tuaj larg pushtetit dhe për t’u dakorduar për një program qeverisës që i duhet Kosovës.

Për të mbajtur ty të shqetësuar me vendimet e grave, punoj të shtoj numrin e vajzave dhe grave krah meje dhe në vendim marrje. Ende më bukur, ish-anëtarja juaj është ende Drejtore e Drejtorisë së Arsimit, si e pavarur, ndërsa dy drejtorët tu të pasuksesshëm do të zëvendësohen me dy Drejtore të afta dhe të guximshme që do të “pasurojnë” fjalorin e mllefit tënd me “thesar” tjerë të gjuhës shqipe.

Turp të kesh ti dhe subjekti që përfaqëson për kategorizimin e tillë të gruas në vendimmarrje.

Pak i vonuar ky vendim i imi për prishje të koalicionit me ju, por taman në kohë të shpërfaq fytyrën dhe “vlerat” e tuaja dhe të subjektit tënd që synon “fuqizimin” e gruas”.

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori