LAJMI I FUNDIT:

Kusari Lila i kundërpërgjigjet Abdixhikut: Unë kur jam prezente vërehem, kurse ai jo

Kusari Lila i kundërpërgjigjet Abdixhikut: Unë kur jam prezente vërehem, kurse ai jo

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se gjuha e përdorur nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ndaj saj është e papranueshme.

Kreu i LDK-së, gjatë seancës së Kuvendit, kishte thënë për Kusari-Lilën se “më shumë vërehet mungesa ime se prezenca juaj”.


Duke e komentuar këtë deklaratë të kolegut të saj deputet, Kusari – Lila, në RTV Dukagjini ka thënë se “prej dallim prej tij, unë kur jam prezente, dihet se jam prezente. Ai kur është prezent nuk vërehet fare që është prezent”.

“Mua më bëri përshtypje që lideri i një partie serioze, ta ulë nivelin. Ai e filloi me akuza e krahasime, dhe duke na kategorizuar si të padijshëm, duke bërë citate, me të vërtetë nuk i kanë hije”, ka vijuar ajo.

“Më shumë vërehet mungesa jem se prezenca jote”, “Praktikanta e riinvesta” - Abdixhiku e Zemaj shkaktojnë të qeshura në Kuvend
Lexo po ashtu “Më shumë vërehet mungesa jem se prezenca jote”, “Praktikanta e riinvesta” - Abdixhiku e Zemaj shkaktojnë të qeshura në Kuvend

Ajo ka folur edhe për krizën ekonomike në Kosovë, duke thënë se kjo po ndodhë si shkak i invazionit rus në Ukrainë.

Sipas saj, Qeveria e Kosovës, ka marrë masa që kjo krizë të zbutet.

“Ka një efekt, vërejmë që në parametrat financiar ka një stabilitet, ka pasur rritje ekonomike reale si asnjë vend në rajon, ka pasur reminitienca nga diaspora. Natyrisht se do të ndihen efektet e luftës dhe efektet tjera, por nuk mund të themi se janë të pandikueshme, por mekanizmat shtetëror me potencialit po ndikon që kjo krizë të zbutet”, ka thënë ajo.

Për vendimin e Qeverisë për caktimin e një çmimi “tavan”, për naftën Kusari – Lila, ka thënë se rrethanat janë të jashtëzakonshme, dhe për këtë gjë edhe masat për zbutjen e krizës ekonomike janë të tilla.

Tutje, ajo ka folur edhe për statuset e viteve 2016 dhe 2018 të Hekuran Muratit, kur i kishte ofenduar veteranët e UÇK-së, për të cilin tha se nuk e ka pasur për qëllim ta ofendojë askënd.

“Është e dhimbshme si opozita po mundohet të ndërtojë kauza në raport me shkrimet që kanë ndodhur të momentit, me vetëm ata që janë munduar të abuzojnë me statusin e veteranit”, ka shkruar ajo.

Sipas saj, opozita po i përdor shkrimet e tij, për të ndërtuar kauza të rrejshme. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori