Në shënim të Ditës Kombëtare të Boshnjakëve, Kryeministri i Republikës e Kosovës, Albin Kurti së bashku me zëvendëskryeministren e Republikës së Kosovës, Emilija Rexhepi morën pjesë në ceremoninë solemne të përurimit të Qendrës Kulturore Boshnjake në Prizren.
“Është nder të jem sot me ju dhe të shënojmë siç na ka hije Ditën e Boshnjakëve”, u shpreh kryeministri Kurti në fillim të fjalës së tij.
“Në këtë ditë kujtohet Parlamenti i Parë Boshnjak i rrethuar në Sarajevë në vitin 1993 dhe dita kur boshnjakët luftuan për të drejtën e patjetërsueshme të emrit të tyre”, shtoi ai.
Ai vlerësoi kontributin e boshnjakëve në zhvillimin e Republikës së Kosovës, ndërsa tha se përfaqësuesit politikë të boshnjakëve sot janë pjesë përbërëse e qeverisë, duke ndikuar drejtpërdrejt në marrjen e vendimeve të rëndësishme për shoqërinë tonë dhe interesat e vendit në tërësi.
Kryeministri veçoi mbështetjen e Zyrës së Kryeministrit për komunitetin boshnjak, nëpërmjet Zyrës për Çështje të Komuniteteve, që ka ndarë grante në mbështetje të projekteve për vendimmarrje për rini, aktivitete kulturore, promovim të trashëgimisë së artizanatave për gratë boshnjake, gazetarinë për komunitetin, emisione në radio dhe televizion për komunitetin si dhe Kongresin e intelektualëve boshnjakë të Kosovës. Ndërkaq tha se nga 100 të rinj të pranuar në programin e Qeverisë për punë praktike 6 muajshe në institucione, 32 janë nga komuniteti boshnjak.
Zëvendëskryeministrja Rexhepi gjithashtu u shpreh e lumtur që së bashku me kryeministrin Kurti sot po shënojmë këtë festë kombëtare për boshnjakët duke përuruar Qendrën Kulturore në Prizren.
“Jam krenare që bashku me juve punuam që sot në Prizren boshnjakët të kenë vendtakimin e tyre, këndin e tyre për të rinjtë, OJQ-të, shoqëritë kulturore artistike, gratë, pensionistët, një vend ku ata mund të dëgjojnë muzikë në gjuhën e tyre”, tha ajo.
Ajo shtoi se me këtë qendër sot po ruajmë dhe kultivojmë trashëgiminë kulturore së bashku me të gjitha komunitetet tjera në Republikën e Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Humb kontrollin e mjetit dhe bie në Lumin Lana, vdes shoferi
“Jam Taulant Balla. Më duhen urgjent 100 mijë euro”, biznesmeni në Shqipëri bie pre e mashtrimit
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës
Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City