LAJMI I FUNDIT:

Kurti viziton BIK-un për festën e Bajramit, me Tërnavën flasin edhe për proceset nëpër të cilat ka kaluar shteti

Kurti viziton BIK-un për festën e Bajramit, me Tërnavën flasin edhe për proceset nëpër të cilat ka kaluar shteti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar sot Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, ku është pritur nga myftiu Naim Tërnava.

Kurti uroi të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit, duke treguar edhe rolin kyç që e ka pas Bashkësia Islame para dhe pas lufte.


“Sot në ditën e Fitër Bajramit erdhëm te myftiu Tërnava që t’ia urojmë këtë festë të madhe që vie pas muajit të shenjtë e të bekuar të Ramazanit, me të cilën qytetarët kanë treguar besim, solidaritet…Myftiu na tregoi se sa shumë është rritur solidariteti te njeriu gjatë këtij muaji. U dëshiroj festë të gëzuar e çaste të lumtura të gjithë besimtarëve. Zoti ua bëftë kabull të gjithë agjëruesve. Me myftiun Tërnava njihemi që nga vitet e 90-ta. Që nga paslufta 37 hoxhallarë i kemi dëshmorë”, ka thënë Kurti.

Tërnava po ashtu tha se si BIK do t’i përkrahin të gjitha proceset e rëndësishme për vendin.

“Besojmë kryeministër edhe në ditë më të mira dhe sigurisht që do t’i përkrahim proceset që çojnë në një ardhmëri më të mirë të vendit tonë. Bashkësia Islame nuk do të jetë pengesë e proceseve, derisa e sheh që çdo po shkon mirë”, ka thënë Tërnava. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori