LAJMI I FUNDIT:

Kurti thotë se as Borrelli nuk ishte në dijeni për propozimin e palës serbe

Kurti thotë se as Borrelli nuk ishte në dijeni për propozimin e palës serbe

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se pala serbe asnjëherë nuk ka dhënë ndonjë propozimin lidhur me marrëveshjen Kosovë-Serbi, dhe se këtë nuk e kanë treguar asnjëherë emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak

Këto komente Kurti i bëri në konferencën e thirrur për media, ku ka shpalosur detaje nga takimi i 14 shtatorit në Bruksel, transmeton Telegrafi.


“Më 14 shtator, vetëm ne kishim bërë propozime, pala serbe asnjëherë nuk ka bërë propozime. Nuk e di sa e ka ditur Bashkimi Evropian që nuk ka propozime nga pala serbe, në një moment kur unë them cili është propozimi, Borrell po ashtu thotë cili është propozimi, nuk kishte propozim. Kur kanë përfunduar takimet, na kanë sjellë një dokument që është më i vjetër se 6 muaj”, shtoi tutje ai.

Kryeministri tha se pala kosovare është konstruktive, por që prapë po ndëshkohen nga BE.

“Sa më konstruktiv unë, aq më nervoz e të padrejtë ata, kam besuar se konstruktiviteti  shpërblehet dhe jo të ndëshkohet. Kemi hyrë në negociata divergjente për shkak të ndërmjetësit që nuk është neutral”.

Kurti deklaroi se pas takimit i ka dërguar letër sqaruese përfaqësuesve të Parisit, Berlinit, Romës dhe Washingtonit, lidhur me dialogun.

“Kam konfirmim nga Parisi dhe Berlini që janë pranuar letrat. Këtu kemi të bëjmë me një emisar evropian që ka deformuar procesin duke mos u përqendruar në zbatimin e plotë të marrëveshjes bazike, por duke lejuar që qerrja të vihet para kujave”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka shtuar se ky deformim është i shoqëruar edhe me një padrejtësi që është fundamentale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori