LAJMI I FUNDIT:

Kurti i thotë pse po flet në emër të mësuesve, Haradinaj i përgjigjet: Edhe unë kam qenë mësues

Kurti i thotë pse po flet në emër të mësuesve, Haradinaj i përgjigjet: Edhe unë kam qenë mësues

Kuvendi i Kosovës sot filloi me debatin pozitë-opozitë lidhur me gjendjen në arsim, rrjedhimisht grevën, ku për katër javë u humb procesi mësimor.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, duke folur për gjendjen në arsim, e ka quajtur Kurtin  “good guy” (djalë i mirë), ndërsa theksoi se nuk është duke nënshtruar PAN-in por mësuesit.


“Ajo që isha tu e thanë është shumë e thjesht ky ‘good guy’ ynë këtu është rrit duke i urryer regjimet. Prej që është bë regjim u kthy duke i urryer ata që e kanë pru këtu, armiqtë e brendshëm sindikatat, mësuesit”, tha Haradinaj.

“Nuk je tu e nënshtrua PAN-in je tu i nënshtrua mësuesit e ata ta tregojnë qejfin kur të vie vakti”, tha Haradinaj.

Pas tij, fjalën e mori kryeministri Kurti i cili tha se i duket e çuditshme që Haradinaj flet në emër të mësuesve.

“Unë nuk flas për kurrfarë armiqsh të brendshëm sepse këto nuk janë as shprehje as mënyra të mia. Por, ju sapo e dëgjuat deputetin Haradinaj që tha se ‘mësuesit ta tregojnë qefin kur vjen koha’. Mu duk e çuditshme që Haradinaj flet në emër të mësuesve”.

Pas kësaj, reagoi sërish kryetari i AAK-së, duke thënë se ka qenë mësues.

Në replikën e tij, i pari i AAK-së tha se “edhe unë kryeministër kam qenë mësues njëherë”. “Ndoshta ti s’e beson por me 5-she”, ka vazhduar ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori