LAJMI I FUNDIT:

Kurti premton rritje të mbështetjes për komunat

Kurti premton rritje të mbështetjes për komunat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se paralelisht me reformat e përgjithshme, janë duke punuar edhe në drejtim të mbështetjes së komunave dhe shtimit të shërbimeve publike si dhe rritjes së cilësisë së tyre.

Këtë deklaratë Kurti e ka bërë të premten, kur bashkë me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, Donika Gërvalla Schëarz, dhe ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, morën pjesë në shënimin e 21- vjetorit të themelimit të Asociacionit të Komunave të Kosovës.


“Përgjatë këtyre viteve kemi rritur fondin e dedikuar për performancë të komunave si dhe kemi fuqizuar kapacitetet administrative për menaxhimin e saj. Vetëm këtë vit kemi ndarë 7.8 milionë euro bashkëfinancim me donatorë për skemën e këtij granti, ku janë shpërblyer 14 komuna për punën më të mirë dhe janë financuar 25 projekte të tyre”.

“Si rritje rekord të të hyrave buxhetore, Granti i Përgjithshëm për vitin 2023 është miratuar nga Komisioni i Granteve me një rritje prej 32%. Pra, kemi ndarë rreth 255.2 milionë euro më shumë buxhet për nivelin komunal’, tha kreu i ekzekutivit.

Sipas kryeministrit, për përparimin më të shpejtë e me cilësi më të madhe të komunave kanë rëndësi që të gjithë, secila kategori shoqërore, por ai veçoi mërgatën, gratë dhe rininë. Këto janë tri kategoritë kryesore shoqërore që i bëjnë reformat e thella aq shumë të domosdoshme në vendin tonë, shtoi ai.

Kryeministri Kurti u tha kryetarëve të komunave se si Qeveri do të dëgjojnë me vëmendje nevojat, kërkesat, por edhe idetë e tyre.

“Komuna është e përbashkët, andaj siç jemi bashkë në këtë 21- vjetor të Asociacionit të Komunave të Kosovës, le të jemi për çdo ditë në shumë e shumë vite në vijim”, u shpreh ai në përmbyllje të fjalës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çështja e shpërndarjes së Kuvendit, Kusari-Lila mohon se ka pasur diskutime mes PDK-së e LVV-së

Çështja e shpërndarjes së Kuvendit, Kusari-Lila mohon se ka pasur diskutime mes PDK-së e LVV-së

Jehona Hulaj
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Ragmi Mustafi konfirmon kandidaturën për kryetar të Bujanocit, bënë thirrje për mobilizim masiv

Ragmi Mustafi konfirmon kandidaturën për kryetar të Bujanocit, bënë thirrje për mobilizim masiv

Lugina
Rinia Demokratike aksion para Qeverisë, simbolizojnë ikjen e profesionistëve

Rinia Demokratike aksion para Qeverisë, simbolizojnë ikjen e profesionistëve

Lajme
Kalo në kategori