LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Policët duhet të kenë sigurim jetësor

Kurti: Policët duhet të kenë sigurim jetësor

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka kërkuar që familjarët e secilit polic që humb jetën në detyrë, të marrin një status të veçantë dhe t’u sigurohet përkrahje ekonomike.

Pas gjetjes së trupit të policit Armend Trena, Kurti ka ngushëlluar familjet e policëve Trena e Dashi.


Policët Armend Trena dhe Malsor Dashi, kanë humbur jetën më 29 prill, në një aksident komunikacioni, pasi vetura në të cilën ndodheshin dy policët ka rënë në lumin Lepenc.

Postimi i Kurtit në Facebook:

Edhe pse shumë shpresuam që të gjendeshin të gjallë, 9 ditë pas zhdukjes së tyre u gjet edhe trupi i pajetë i policit Armend Trena, 4 ditë pasi u gjet trupi i kolegut të tij Malsor Dashit.

I gjithë populli ndjen dhimbje e pikëllim për këtë fatkeqësi. Në solidaritet të plotë me familjet Trena e Dashi, shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për humbjen e dy policëve të Republikës sonë.

Qeveria e Kosovës duhet të vetëdijësohet nga raste të tilla e t’i pajisë policët me sigurim jetësor. Për shkak të natyrës së profesionit, policët përballen me rrezikshmëri të lartë, prandaj secili prej tyre duhet të ketë sigurim jetësor. Po ashtu, familjarët e secilit polic që humb jetën në detyrë, duhet të marrin një status të veçantë, që t’ua sigurojë përkrahjen ekonomike bashkëshortëve, si dhe fëmijëve të tyre deri sa të arrijnë moshën madhore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta

Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta "transformojë" dialogun

Lajme
Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Lajme
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Lajme
Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Politikë
Kalo në kategori