LAJMI I FUNDIT:

Kurti përmend katër kërkesa për Luginën (Video)

Kurti përmend katër kërkesa për Luginën (Video)

Kreu i LVV-së, Albin Kurti, ka thënë se zgjidhja e problemeve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, është kriter i integrimeve evropiane të Serbisë.

“Pa ndryshuar rrënjësisht gjendja e shqiptarëve atje, nuk është e mundur që Serbia të anëtarësohet në BE. Nga Prishtina është demobilizuar Lugina e Preshevës, në emër të premtimit se ata do të na bashkëngjiten neve pa ndonjë sforcim shtesë, dhe gjithashtu ishte mbajtur referendumi i cili nuk është përfshirë në pozicionet zyrtare as të Kosovës e as të Shqipërisë”, ka thënë ai.


Kurti ka theksuar se është reduktuar edhe numri i anëtarëve të Këshillit Kombëtar Shqiptar nga 29 në 15.

“Kjo për shkak se ministria për administratë shtetërore e ka aplikuar kriterin sipas të cilit në Serbi jetojnë vetëm 5805 shqiptar. Ky është qëndrim cinik i shtetit serb. Kur është bojkotuar regjistrimi i popullsisë atje, ata pak që janë regjistruar konsiderohen të vetmit shqiptar atje. Andaj papunësia në krahinën shqiptare është shumë e madhe, gjë që shkakton migrim drejt Kosovës dhe shteteve perëndimore. Vetëm në periudhën mes viteve 2012 dhe 2016 numri i nxënësve ka rënë për 1300. Nga komuna e Medvegjës janë shpërngulur 5500 shqiptar. Në fshatrat e komunës së Bujanocit kanë ngelur vetëm 8 nxënës. Ata që janë zhvendosur në Kosovë nuk janë evidentuar as si refugjatë, dhe ende nuk kanë dokumentacion me qëllim të përkohshëm apo të përhershëm”, ka thënë ai, transmeton Telegrafi.

Sipas tij shkalla e papunësisë tejkalon 60%, dhe të hyrat i kanë më të vogla për kokë banori.

“Presheva, Medvegja dhe Bujanoci paraqesin rajonin më të pazhvilluar në Serbi. Sipas të dhënave paga mesatare mujore ishte për 24% më e ulët se paga mesatare në Serbi. Papunësia më e larta në rajon”, është shprehur ai duke përmendur edhe probleme të tjera.

Ndër të tjera ai ka thënë se mund të renditen shumë aksione që duhet ndërmarr për shqiptarët atje.

“Janë katër kryesore: Institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë duhet kërkojnë televizion publik në gjuhën shqipe në Preshevë, universitet në gjuhën shqipe në Bujanoc, investime të shqiptarëve në Medvegjë dhe heqjen e bazës ushtarake të Serbisë në Boroc të Bujanocit. Me këto kërkesa ata kudo që janë dalin në ofenzivë kundrejt shtetit të Serbisë, që nuk ka keqardhje për krimet në të kaluarën”, ka thënë ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori