LAJMI I FUNDIT:

Kurti në Prekaz, uron 10 vjetorin e Pavarësisë

Kurti në Prekaz, uron 10 vjetorin e Pavarësisë

Me rastin e 10 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje!, anëtarë të kryesisë e deputetë, shkuan në Prekazin heroik dhe bënë homazhe te varrezat e Jasharajve.

Si rrallë herë, Albin Kurti e ka uruar Kosovën për këtë festë.


Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka thënë se një festë e tillë është e rëndësishme për popullin, shoqërinë dhe kombin.

“Sot, me 17 shkurt, e gjithë Kosova dhe shqiptarët në përgjithësi kremtojnë dhjetë vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Dhe, unë, që të gjithë i uroj për këtë festë shumë të rëndësishme për popullin, shoqërinë e për kombin tonë”, ka shkruar Kurti në urimin për Pavarësi.

Ndërkohë, ka thënë se deri te kjo ditë Kosova ka ardhur pas sakrificave të shumë shqiptarëve përfshirë edhe Familjen Jashari.

“Por, njëkohësisht, neve na ndajnë më pak se tri javë nga Epopeja e UÇK-së, nga koha kur flijimi i tre brezave të Jasharajve do t’i mbushë dy dekada. Ne duhet që ta ndërlidhim çdo festë tonën shtetërore me atë që është e pazgjidhshme: me luftën çlirimtare, me kryengritjen popullore dhe me sakrificat e mëdha të popullit tonë, simbol madhështor i së cilave është pikërisht sakrifica dhe flijimi i Jasharjave.  Me 17 shkurt teksa padyshim festojmë, në të njëjtën kohë, padyshim edhe kujtojmë e përkujtojmë se sa i lartë ishte çmimi i lirisë dhe se rrënjët e saj janë në gjakun e dëshmorëve, heronjve e martirëve të kombit”, ka shkruar Kurti.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori