Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër në zgjedhjet e 7 qershorit , Albin Kurti, në tubimin në Pejë u zotua se Superpunën do ta vazhdojë për çdo grua që do të punësohet në sektorin privat, me pagë mbështetëse nga shtetit për gjashtë muaj.

Ai e premtoi edhe pagën e 14-të për sektorin publik, ndërsa pagën e 13-të për sektorin privat.


Tha se punësimi ka qenë kryefjala e qeverisjes Kurti 3. E, ajo çka nevojitet, sipas tij, është prodhimtaria e shtuar.

Për këtë, ai premtoi një miliardë euro për garantimin e kredive investive për të gjithë prodhuesit.