LAJMI I FUNDIT:

Kurti në Kaliforni takon profesionistët shqiptar që bashkëpunojnë me kompani botërore si Facebook, Apple e Netflix

Kurti në Kaliforni takon profesionistët shqiptar që bashkëpunojnë me kompani botërore si Facebook, Apple e Netflix

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në përfundim të vizitës së tij dyditore në Kaliforni, është pritur nga profesionistë të suksesshëm të mërgatës sonë, të cilët bashkëpunojnë me kompani me renome botërore siç janë Oracle, Facebook, Amazon, Apple, Netflix dhe shumë të tjera.

“Gjatë një bashkëbisedimi me profesionistët në kuadër të iniciativës së qeverisë, dialogu me mërgatën, kryeministri Kurti falënderoi mërgatën për rolin e jashtëzakonshëm të tyre në të gjitha etapat dhe theksoi domosdoshmërinë e angazhimit të mërgimtarëve për progresin e Kosovës, si dhe i njoftoi ata për mënyrat e ndryshme sesi mërgimtarët po arrijnë të kontribuojnë për Kosovën nga jashtë vendit”, thuhet në njoftimin për media.


Mërgimtarët shprehën gatishmëri për bashkëpunim dhe në diskutim e sipër u thellua shqyrtimi i formave të inkuadrimit të mërgatës në zhvillimin dhe prosperitetin e Kosovës dhe të kombit mbarë.

Më tej në njoftim thuhet se nga digjitalizimi te Fondi Sovran, nga diplomacia publike te shkolla shqipe, nga investimet në Kosovë te kodimi në shkolla, ishin vetëm disa prej temave të trajtuara që janë të paimagjinueshme pa pjesëmarrjen e profesionistëve nga mërgata.

Kryeministri Kurti e përmbylli takimin duke i falënderuar pjesëmarrësit për përkushtimin e tyre ndaj Kosovës, Shqipërisë dhe ShBA-ve, e duke i inkurajuar ata që të ndajnë aftësitë e tyre të konsiderueshme për ta bërë Kosovën dhe jo vetëm, një shtet edhe më të suksesshëm dhe më të përparuar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori