Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar një letër falënderimi nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, për përfshirjen në aktivitetin e zotimit për ndihmë Ukrainës.
“Duam t’ju falënderojmë ngrohtësisht për kontributin në aktivitetin e zotimit ‘Stand up for Ukraine, më 9 prill 2022”, kanë shkruar në letër Von der Leyen dhe Trudeau.
Ata kanë njoftuar se nga ky aktivitet janë mbledhur 9.1 miliardë euro për njerëzit që po ikin nga invazioni i Rusisë, dhe po kërkojnë strehim në Ukrainë dhe jashtë saj. Kjo shumë e mbledhur do të ndihmojë në mbulimin e nevojave të refugjatëve në shtetet fqinje, si edhe për sigurimin e përkrahjes humanitare për të zhvendosurit brenda Ukrainës.
“Përveç furnizimit me burimet aq shumë të nevojshme për njerëzit e prekur nga invazioni, pjesëmarrja e 40 qeverive dhe institucioneve, ashtu si edhe sektorit privat dhe shoqërisë civile, ka dërguar edhe mesazhin e unitetit dhe solidaritetit me Ukrainën”, kanë shkruar Von der Leyen dhe Trudeau, transmeton Telegrafi.
“Meqenëse konfliktit nuk po i shihet fundi, ata kanë thënë se, duhet që të vazhdojmë dhe të shkojmë një hap më tej me përkrahjen tonë për popullin trim të Ukrainës”, thuhet në letër.
Në fund të letrës, Presidentja Ursula von der Leyen dhe Kryeministri Justin Trudeau, kanë shprehur shpresën që mobilizimi i fortë i solidaritetit global me Ukrainën dhe popullin e saj do të vazhdojë.
Kryeministri Kurti i ishte bashkuar aktivitetit “Stand up for Ukraine”, së bashku me liderë nga vende të ndryshme të botës, të cilët nëpërmjet videoincizimeve kanë shprehur përkrahjen dhe solidaritetin e vendeve të tyre me popullin e Ukrainës.
Duke e dënuar invazionin dhe agresionin rus, Kryeministri Kurti ka dërguar porosinë për gatishmërinë e Republikës së Kosovës për pranimin e 5000 refugjatëve ukrainas, ndarjen e fondeve të ndihmës humanitare, si edhe fondin e posaçëm për strehim dhe akomodim për punë të 20 gazetarëve nga Ukraina.
Një gazetare ukrainase tashmë ka arritur dhe po vazhdon misionin e gazetarisë nga Kosova. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëRegjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania
Meloni reagon ndaj emisionit investigativ të Rai3: Linçoi Ramën se mbrojti Italinë
"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur