LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Kur fiton Agimi fiton Mitrovica dhe popullsia

Kurti: Kur fiton Agimi fiton Mitrovica dhe popullsia

Në ditën e katërt të fushatës zgjedhore, Aleanca Kosova e Re ka mbajtur tubimin përmbyllës në qytetin e Mitrovicës, ku qytetarëve të kësaj komune iu premtua zhvillim ekonomik dhe mirëqenie.

Për të mbështetur Bahtirin, i pranishëm në këtë tubim ishte edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili tha se Mitrovica i ka dhënë shumë Kosovës në të gjitha fushat, porse ka marrë vetëm të këqija nga qeverisjet e kaluara. Për këtë, Kurti tha se është e domosdoshme që të mos lejojnë që ata që kanë lejuar ndarjen e Mitrovicës në urë e lum, të qeverisin me të.


Votën për Agim Bahtirin, Kurti e quajti votë të dyfishtë pasi që në këtë mënyrë sipas tij, fiton Mitrovica dhe nuk fitojnë ata që humbën para katër vjetëve.

Sipas Kurtit, Bahtiri u thotë po qytetarëve, përderisa kundërkandidatja e tij Valdete Idrizi nuk mund t’i thotë jo SHIK-ut.

“Mitrovica ka nevojë për Agimin e vitit 2017, e jo për muzgun e vitit 2013-të. Të dashur pjesëmarrës, kur fiton Agimi fiton Mitrovica dhe popullsia; kur fiton Valdetja, fiton SHIK-u dhe Kardia. Vota për Agimin është votë e dyfishtë, sepse fiton Agimi dhe sepse nuk fitojnë ata që humbën para katër vjetëve. Agimi është këtu sot me juve dhe do të jetë gjithmonë pranë jush. Agimi i thotë po qytetarëve dhe Mitrovicës, kurse Valdetja nuk mund t’i thotë jo SHIK-ut dhe PDK-së… Agimi nuk frikësohet as nga strukturat paralele të Serbisë e as prej strukturave të SHIK-ut në Mitrovicë… Agim Bahtiri nuk i lëshon pe as Rakiçit të Serbisë e as Rasimit të Kadrisë ”, tha ai.

Rregullimi i ujësjellësit në shkollën “Eqrem Çabej”, projekti “Mitrovica lexon”, vizitat sistematike mjekësore në shkollat fillore, sipas Kurtit, janë vetëm disa  nga punët e mira që Vetëvendosje ka bërë gjatë një viti qeverisje së bashku me kryetarin e tashëm dhe të ardhshëm të Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Ndërsa vet kryetari aktual i Mitrovicës, Agim Bahtiri në fjalën e tij theksoi se gjithmonë ka marrë vendime bashkë me qytetarët, përderisa shtoi se tashmë ka kaluar koha e SHIK-ut për qytetin e Mitrovicës.

Ai tha se qyteti i Mitrovicës para vitit 2013-të ka qenë i plaçkitur dhe nuk ka qenë e lehtë t’i heqin nga pushteti ata që e shkatërruan atë, përderisa  theksoi se Mitrovica u çlirua në vitin 2013.

“Mitrovica nuk merret me dhunë. Mitrovica merret vetëm me duar të pastra, me duar të lira, me qytetarin, llogari për qytetarin, punë për qytetarin. Dhe kjo është Mitrovica sot, e kënaqshme, evropiane, e cila me të vërtetë do të jetë edhe në të ardhmen e fuqishme në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Nuk do të lejojmë që të kthehen prapa kohërat e errëta të këtij vendi, për arsye se populli ka përjetuar shumë rëndë. Kuptoni se Mitrovica është çliruar në 2013-tën, jo në 99-ën”, tha ai.

Bahtiri tha se mitrovicasit janë ata që vendosin vet për qytetin e tyre, përderisa ftoj që të merret rruga e një referendumi gjithë popullor, që njëherë e përgjithmonë gjërat e errëta të mos kenë më vend në komunën e Mitrovicës.

Në trend

Më shumë
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit  – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Premier League
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja

Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja

Premier League
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Ish-ylli i Liverpoolit zbulon trajnerin e ardhshëm të Man United – thotë se ia tregoi një lojtar aktual i tyre

Ish-ylli i Liverpoolit zbulon trajnerin e ardhshëm të Man United – thotë se ia tregoi një lojtar aktual i tyre

Premier League
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Kalo në kategori