LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Dialogu me Serbinë nuk mund të vazhdohet sikur nuk ka ndodhur asgjë

Kurti: Dialogu me Serbinë nuk mund të vazhdohet sikur nuk ka ndodhur asgjë

Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen dhe Peter Welch.

Kuti në një konferencë për media tha se ka falënderuar senatorët amerikanë për mbështetjen ndaj Kosovës, transmeton Telegrafi.


“Falënderoj për mbështetjen e fortë për Kosovën, veçanërisht pas sulmit terrorist. Siguria e Kosovës është tema kryesore e bisedave tonë, prezantova informatat mbi sulmin e 24 shtator ku u vra heroi ynë, Afrim Bunjaku. Përfshirja e Serbisë ka ndodhur të paktën në katër shtresa. Kemi dëshmi që edhe kemi shkëmbyer me partnerët tanë, që plani ka qenë për aneksimin e veriut, përmes sulmeve të koordinuara”, tha ai.

Kryeministri tha tutje se duhet parandaluar sulmet e mundshme nga Serbia.

“Institucionet e sigurisë kanë vërejtur se ka pasur rrezik për sulme nga Serbia. Unë jam kryeministër i të gjitha komuniteteve, të gjitha përpjekjet për destabilizim duhet të ndërpritet, duhet të mbahet përgjegjëse Serbia”, tha ai.

Si përfundim, Kurti tha se nuk mund të vazhdohet dialogu sikur nuk ka ndodhur asgjë.

“Dialogu nuk mund të vazhdojë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Serbia duhet të dënohet çdo shkelje e marrëveshjes bazë”.

Senatorët amerikanë kanë takuar sot edhe presidenten Vjosa Osmani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Shtyrja e regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj, ASK tregon procedurat që duhet ndjekur

Shtyrja e regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj, ASK tregon procedurat që duhet ndjekur

Lajme
Bllokohet rruga Prishtinë-Gjilan, disa vetura ngecin në

Bllokohet rruga Prishtinë-Gjilan, disa vetura ngecin në "lloç"

Komunat
Qeveria e Kosovës miraton marrëveshjen me Danimarkën – burgu i Gjilanit do të përdoret për dënimet daneze

Qeveria e Kosovës miraton marrëveshjen me Danimarkën – burgu i Gjilanit do të përdoret për dënimet daneze

Lajme
Pas reshjeve të shiut, bllokohet Prishtina nga kolonat

Pas reshjeve të shiut, bllokohet Prishtina nga kolonat

Lajme
Investim prej 600 mijë euro në Klinikën e Onkologjisë, Kurti e Vitia përmendin rritjen e kapaciteteve dhe cilësinë e shërbimeve

Investim prej 600 mijë euro në Klinikën e Onkologjisë, Kurti e Vitia përmendin rritjen e kapaciteteve dhe cilësinë e shërbimeve

Lajme
Kalo në kategori