LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Astrit Dehari u mbyt në burg, ishte viktimë e krimit politik

Kurti: Astrit Dehari u mbyt në burg, ishte viktimë e krimit politik

Kryeministri i vendit, Albin Kurti sot në pesë vjetorin e vdekjes së Astrit Deharit në burgun e Prizrenit bëri homazhe, ndërsa theksoi se Astriti i mbytur në burg është viktimë e krimit politik.

Në homazhet te varri i Astrit Dehari të pranishëm ishin kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe anëtar të kabinetit qeveritar.


“Sot jam mbushur pesë vjet pa Astritin. Me shumë dhembje e mall, me shumë dashuri dhe krenari e kujtojmë për punën, angazhimin, kontributin dhe sakrificën e tij. Pesë vjet pa Astritin janë edhe pesë vjet pa drejtësi. U mbyt në burgun e Prizrenit më 5 nëntor 2016 dhe sot e kësaj dite ne nuk mund të jemi të qetë derisa nuk ka drejtësi për Astritin dhe përgjegjësit nuk janë gjykuar e dënuar dhe përderisa nuk është zbardhur në plotëni e vërteta për të”, tha ai.

“E kemi pasur shok të ngushtë, ka qenë shembull për të gjithë me aktivitetin, dashamirësinë dhe organizimin që ka bërë. Ne ja kemi borxh edhe Astritit edhe qytetarëve drejtësinë për Astritin.

Duhet dhe do të bëjmë reforma të thella në sistemin e drejtësisë, edhe për viktimat e krimeve gjatë luftës nga Serbia, edhe për viktimat e krimit të organizuar e korrupsionit, e edhe për viktimat e krimit politik, çfarë ishte edhe mbytja e Astritit në burg”, tha Kurti.

Ndërkaq, babai i Astritit, Avni Dehari kërkoi nga Prokuroria që të mos zvarriten rastet dhe sa më shpejt të zbardhet rasti i Astritit dhe rastet tjera që duhet të zbardhen. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin

Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin "Mobile Journalism" në fushën e gazetarisë - në fund shpërblehen më të mirët

Komunat
Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Lajme
U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

Elfije Boletini
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori