LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Asnjë veprim i yni nuk e ka befasuar Amerikën apo Evropën

Kurti: Asnjë veprim i yni nuk e ka befasuar Amerikën apo Evropën

Kryeministri Albin Kurti ka folur edhe për raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai ka thënë se raportet me Amerikën nuk janë si gjyshi me nipin dhe nuk cenohen.


“A do ta dëgjoni Amerikën? A po prishemi me Amerikën? Nuk ndodhin këto gjëra. Nuk kemi këso raporte me Amerikën si gjyshi me nipin. Asnjë veprim i joni nuk e ka befasuar asnjë zyrtar amerikan e evropian. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me ta. Ne SHBA-të i kemi miq dhe partnerë. Partnerët nuk shkruajnë aso lloj komunikata”.

Kurti thotë se është fyerje për Amerikën pasi ata janë vend demokratik.

“Aleanca jonë me Amerikën është aleancë e ndërtuar mbi vlera dhe me interesa të përbashkëta. Ne e kemi shtyrë me 31 korrik vendimin për targat dhe jemi marrë vesh se kjo ka qenë shtyrja e fundit. Duke pasur parasysh brengën ndërkombëtare për paqen dhe sigurinë ne kemi bërë diferencim ne qasje dhe sekuencim në zbatim dhe kemi përdorur ligjin për të qortuar njëherë e deri në konfiskim të veturave”.

Kurti thotë se nuk shkon asnjë javë që të mos takohet me ambasadorin amerikan.

“Takimet janë të vazhdueshme. Ne jemi në kontakt në kohë reale. Nuk po flasim për kohët e kaluara kur letra është dashur dy javë me karrocë të arrijë në destinacion”.

“Ne jemi vigjilent gjithmonë, të brengosur shpeshherë e të frikësuar asnjëherë”, ka deklaruar ndër të tjera Kurti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Mirjeta Hajzeraj
Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori