LAJMI I FUNDIT:

Kurdët lansojnë një raketë drejt qytetit kufitar turk, plagosen 13 persona (Video)

Kurdët lansojnë një raketë drejt qytetit kufitar turk, plagosen 13 persona (Video)

Të paktën 8 persona janë plagosur kur një raketë goditi xhaminë në qytetin turk Kilis, kanë njoftuar zyrtarët lokal. Ajo ishte shkrepur nga pjesa veriore e Sirisë rreth qytetit Afrin.

“Një raketë e shkrepur nga territori i Sirisë ka goditur xhaminë Calik gjatë faljes së namazit”, ka deklaruar Guvernatori i Kilis, Mehmet Tekinsarlan, transmeton Telegrafi.


Ai gjithashtu ka thënë se si rezultat i këtij sulmi janë plagosur tetë persona, ku dy prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sulmi ka ndodhur rreth kohë lokale 6:10 (15:10 GMT). Raketa ishte shkrepur nga luftëtarët kurdë nga pjesë veriore e Sirisë afër qytetit Afrin.

Guvernatori Tekinsarlan ka deklaruar për televizionin turk NTV, se raketa e dytë ka goditur një ndërtesë e cila është rreth 100 metra larg xhamisë. Edhe në këtë sulm janë plagosur të paktën 5 persona. /Telegrafi/