LAJMI I FUNDIT:

KUR TIGRAT U LIRUEN

KUR TIGRAT U LIRUEN

Nga: Roger Waters (Pink Floyd, filmi “The Wall”, 1982)
Përtheu: Agron Shala

Bâni kjo vaki pak para se dita me ague
N’njí mëngjes t’zezuem t’katërdhet-e-katërtës
Kur komandantit t’sulmit i thanë me ndalue
Kur njerëzve t’vet u lypi me u tërhjekë
E gjeneralët dhanë lavdata derisa radhët e tjera
I nalën për pak kohë tanket e anmikut
E pozita n’Anzio u mbajt me çmimin e do qindra jetve t’zakonshme


E, Mbreti i thyem e i dashtun Xhorxh, njí lajmrim nanës ia çoi
Kur mori vesh qí baba shkoi
U kânë, e maj mênd, nji letër rrotull
E stolisun me flét florini
Edhe e gjeta njí ditë
N’kutinë e fshehun të syretave t’vjetër
E, sytë e mi hala m’përloten kur e kujtoj qí
Vetë Naltmadhnia e ka nënshkrue me vulën e tij t’dyllit.

Errtë ke reth-e-rrotull, e toka ke e ngrime
Kur ‘Tigrat’* u liruen
E kush s’mbet gjallë prej Batalionit ‘Z’ t’Kamsorisë Mretnore
I lanë krejt pa far ndime
Shumica e tyne t’vdekun, e tjertë tue dhanë shpirt
Qe qishtu Komanda e Naltë
Babën ma ka marrë mue

* Tiger – lloj i tankut, i prodhuar në Gjermaninë naziste, gjatë Luftës së Dytë Botërore