Gjersa po zhvillohej çereku i fundit i ndeshjes Shaptahu u ndesh me qendrën prishtinase Edin Bavcic, dhe si pasojë ra në tokë pa ndjenja. Mirëpo, në ato çaste urgjentisht kanë ndërhyrë dy persona nga stafi i Sigal Prishtinës për t’ia nxjerrë gjuhën nga goja Samirit duke e shpëtuar këtë të fundit nga më e keqja.

samiri3


Shaptahu e morri veten shpejt dhe deri sa përfundoi ndeshja ka refuzuar që të shkojë në emergjencë vetëm për ta kuptuar se a ka fituar Peja apo jo. Burime nga klubi i Pejës tregojnë se në ato momente kur Samiri luftonte për jetë, me sytë e mbushur me lot që nuk mundi ta ndihmonte skuadrën, ai ka pyetur: “A humbëm apo fituam?”.

samiri5

Kjo tregon më së miri se sa shumë e do skuadrën e Pejës ai dhe sa shumë ka sakrifikuar në këtë ndeshje për ta. Samiri ishte lojtari që vendosi lojën sonte për Pejën me 26 pikë të shënuara. Ai tashmë është shëndosh e mirë dhe këtë e kanë konfirmuar burime të Telegrafit brenda klubit pejan. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app