eksperti ad

Në futbollin e ditëve të sotme klubet shpenzojnë shifra marramendëse për lojtarët dhe kjo shpesh sjell edhe sukses.

Transfermarkt që merret me vlerat e futbollistëve, ka shpërndarë në rrjetin social “Instagram” një postim që tregon qartë vlerat e secilës skuadër që ka marr pjesë në Ligën e Kampionëve.


Në këtë postim shihet se klubet që kanë kaluar tutje në fazën e eliminimit direkt janë pikërisht ato me vlerën më të madhe në treg, duke i eliminuar të dobëtat.

Champions League Round of 16 Odds

Në secilin grup, dy ekipet më të kushtueshme kanë prerë bletën për në fazën tjetër.

Ky faktor tregon më së miri se paraja është e rëndësishme për një ekip futbolli në kohët e sotme.

vlera

/Telegrafi/

telegrafi sport app