eksperti-banner

Por, zyrtarët në Facebook, kanë zgjedhur edhe një pyetje, ndaj atyre që duan t’i punësojnë, transmeton Telegrafi.

Gjiganti i rrjeteve sociale, ka zgjedhur një pyetje, që beson se ‘zgjedhë tamam atë që përshtatet për vendin e duhur të punës’.


Maranda Kalinowshi, zyrtarja qendrore e rekrutimit në Facebook, ka zbuluar për ‘Business Insider’ pyetjen e veçantë që i bëhet secilit kandidat.

“Në ditën më të mirë në punë - në ditën kur t’i kthehesh në shtëpi dhe mendon se e ke punën më të mirë - çfarë ke bërë atë ditë?” është pyetja, që i parashtrohet secilit kandidat.

Kjo mund të duhet pyetje e thjeshtë, mirëpo me anë të kësaj, zyrtarë nga Facebook, zbulojnë se cili është pasioni i kandidatit.

Po ashtu, përgjigjja që japë kandidati, ndihmon që të vërtetohet, nëse ai është i duhuri, për një ndër kompanitë më të mira në Shtetet e Bashkuara. /Telegrafi/