LAJMI I FUNDIT:

Kur Jose Mourinho ia huq në vlerësim- Lojtarët që u injoruan nga ai, por u kthyen në yje botëror

Kur Jose Mourinho ia huq në vlerësim- Lojtarët që u injoruan nga ai, por u kthyen në yje botëror

Ka qenë një javë e vështirë për Jose Mourinhon, që u eliminua nga Liga e Kampionëve nga Sevilla, duke pësuar në Old Trafford (2-1).

Por problemet me lojtarë po shtohen. Luke Shaw është lojtari i radhës që kërkon largimin.


Ka shumë shkrime dhe raportime që i japin të drejt mbrojtësit të majtë anglez.

Përplasjet personale me lojtarët nuk janë asgjë e re për Mourinhon, sidomos gjatë kohës së tij te Real Madridi.

Vlen të kujtohet se trajneri 55-vjeçar shpesh ka luftuar për ta nxjerr më të mirën e nga lojtarët e tij.

Ka pasur edhe në të kaluarën që nuk ia kanë mbushur syrin Mourinhos, por janë kthyer në yje botëror.

Mohamed Salah

Egjiptiani tani në Ligën Premier është lider me 28 gola, por kur ishte te Chelsea i Mourinhos ai kishte dështuar.

Aui zhvilloi vetëm 19 ndeshje për tu huazuar te Fiorentina në marrëveshje me Juan Cuadradon.

Kevin de Bruyne

Chelsea mendoi për të ardhmen kur nënshkroi me Thibaut Courtois dhe Kevin de Bruyne në vitin 2011 dhe 2012, ndërsa më pas edhe me Eden Hazard.

Por me ardhjen e Mourinhos, ai nuk kishte më vend.  U largua te wolfsburgu për 22 milionë euro.

Pas dy sezonesh ai u kthye në Angli ku u ble nga City për 75 milionë euro.

Dani Carvajal

Carvajal nuk iu dha asnjë rast në Santiago Bernabeu, kur Mourinho ishte trajner  duke e huazuar te Bayer Leverkusen.

Ai u kthye në një prej mbrojtësve më të mirë në botë, ku tani luan si startues te Los Blancos dhe Spanja.

Romelu Lukaku

Historia e belgut është e njëjtë me të tjerët.

Kur ai ishte te Chelsea me Mourinhon në vitin 2013, nuk kishte hapësira dhe u huazua te Evertoni.

Manchester United e bleu për 83 milionë euro, ku tani për trajner e ka Mourinhon.

Filipe Luis

Diego Costa dhe Filipe Luis, erdhën së bashku nga Atletico Madrid te Chelsea.

Costa u gjend mirë, por braziliani asnjëherë.  Ai luajti në 26 ndeshje për tu kthyer në Madrid.

/Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Lista me 10 lojtarët që e kanë të ardhmen e sigurt te Man United - të tjerët janë në shitje

Lista me 10 lojtarët që e kanë të ardhmen e sigurt te Man United - të tjerët janë në shitje

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Kalo në kategori