LAJMI I FUNDIT:

Kur ëndërrat bëhen realitet: Schooling mund idhullin e tij Phelps (Video)

Kur ëndërrat bëhen realitet: Schooling mund idhullin e tij Phelps (Video)

Kampioni më i ri në not, Joseph Schooling ka treguar se ëndërrat mund të kthehen në realitet, pasi vendosi rekord të ri olimpik (50.39 sekonda) në Lojërat Olimpike “Rio 2016”.

Gjatë këtij dueli ai mundi idhullin e tij Michael Phelps, ku ky i fundit preku murin e finishit në të njëjtën kohë me Çad Le Klos të Afrikës së Jugut dhe Laszlo Çeh të Hungarisë, pasi të gjithë regjistruan kohën 51,14 sekonda dhe morën të tre medaljen e argjendtë.


kas

Notari 21-vjeçar ishte shumë i emocionuar nga ajo që kishte ndodhur dhe kjo dukej qartësisht edhe në momentin kur vari në qafë medaljen e parë të artë olimpike në historinë e Singaporit, të cilën e kishte marrë pasi kishte mundur idhullin e tij.

Ai u tregoi vetë mediave një foto të tijën përkrah Felps në vitin 2008. “Është e mrekullueshme vetëm të notosh përkrah Felps dhe gjithë këtyre emrave të njohur. Është e pabesueshme”, tha Schooling i cili jeton në SHBA dhe stërvitet atje.