eksperti-banner

Në Sussex të Anglisë, është xhiruar momenti, kur babai transportohej me makinën e vogël të fëmijës së tij.

Video e plasuar në rrjete sociale, është shpërndarë me shpejtësi, duke marrë pëlqime të shumta.


“Më kot mundoheni, ky është babai i vitit”, është një koment lidhur me rastin.

Meqenëse, ka pasur raste që është diskutuar siguria e fëmijës dhe prindit, ka ardhur edhe komenti i personit që e ka bërë filmimin.

“Babai i djaloshit që qëndronte në pjesën e pasme, e kishte në dorë dirigjuesin dhe komandonte me makinën e vogël. Rruga ishte pothuajse e boshatisur, dhe prindi ishte nën kontroll”, ka shkruar Wayne Nattall, i cili kishte qenë dëshmitar i kësaj ndodhie. /Telegrafi/