Ditën e sotme do të vazhdojnë ndeshjet e 1/8 së finales në Kupën e Kosovës.

Ballkani, Llapi, Vushtrria dhe Feronikeli ishin skuadrat e para që siguruan çerekfinalen në Kupën e Kosovës pasi eliminuan A&N, Lirinë, Flamurtarin dhe Trepçën ’89.

Sot në program janë për tu zhvilluar edhe katër sfida të tjera shumë interesante.

Padyshim që vëmendja kryesore e adhuruesve të futbollit kosovar do të jetë në Lipjan, ku Prishtina përballet me Dukagjinin e Klinës.

photo by: @Shpend Ahmeti

Dy skuadrat duan t’i shkojnë Kupës deri në fund, por që kjo aventurë për njërën skuadër përfundon sot.

Gjilani do të ketë punë me skuadrën nga Liga e Parë, FC Vjosën në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.

Reklama

Interesant pritet të jetë shumë edhe sfida në stadiumin ‘Liman Gega’ në Malishevë.

Reklama

Malisheva do të pres Fushë Kosovën, derisa dueli i fundit është ai mes Beharit dhe Prizrenit. Të gjitha ndeshjet e sotme do të startojnë me fillim nga ora 13:00. /Telegrafi/