Nga shkurti asnjë e mbijetuar e dhunës seksuale nuk ka pasur mundësi të deponojë kërkesën për njohjen e statusit nga shteti. Me përfundimin e afatit për aplikim, komisioni qeveritar është marrë me lëndët e vjetra, të personave që më parë kanë kërkuar beneficionin.
Aktualisht, është në proces plotësim-ndryshimi i ligjit, i cili mundëson zgjatjen e afatit vetëm për dy vjet.
Organizatat në Kosovë e Bosnje-Hercegovinë po shprehin kritikat dhe kundërshtinë për këtë propozim, meqë thonë se është e pamjaftueshme dhe mesazh jo i mirë për vetë viktimat e dhunës seksuale të luftës.
Feride Rushiti që udhëheq Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) deklaron se institucionet kanë krijuar vakum ligjor tash e sa muaj.
“Që nga 5 shkurti deri më tani, komisioni ka pushuar së funksionuari. Ai punon me lëndë, të cilat janë deponuar deri më 5 shkurt, por nuk është i mandatuar për të pranuar lëndë të reja.
Nga 5 shkurti deri më sot asnjë e mbijetuar e dhunës seksuale të luftës nuk ka mundësi të deponojë kërkesën si e mbijetuar e dhunës seksuale të luftës e më pastaj të përfitojë pensionin, ashtu siç parashihet me ligj.
Çka ka krijuar një vakum ligjor dhe ua ka pamundësuar grave dhe burrave, të cilët janë të përgatitur dhe janë duke pritur në proces për të aplikuar për njohjen e statusit të tyre si viktimë e dhunës seksuale”, thotë Rushiti.
Ajo përsëriti kërkesën që afati për aplikim mos të limitohet, meqë siç thotë ajo, në rajon të mbijetuarit e dhunës seksuale kanë të drejtë të aplikojnë gjatë gjithë kohës.
Bosnje e Hercegovina nuk ka vendosur afat për aplikim të viktimave të dhunës seksuale, tregon drejtoresha e organizatës “Medica Zenica”, Sabiha Husic. Edhe ajo vlerëson se dy vjet nuk janë të mjaftueshme për t’u njohur kjo plagë e luftës.
“Ishte një delegacion nga Kosova në Medica, kemi biseduar me ta dhe ju kemi treguar qartë se ajo periudhë nuk është absolutisht e mjaftueshme.
Në Bosnje dhe Hercegovinë në federatë nuk kemi një periudhë të kufizuar deri, në të cilën gratë mund të paraqesin kërkesë për realizimin e statutit të viktimës civile së luftës. Pse mendoj se nuk duhet të ketë fare periudhë? Askush në këtë botë, asnjë ekspert, asnjë profesionist nuk mund të thotë kur një grua, një person që i ka mbijetuar përdhunimit, do të flasë dhe do të kërkojë ndihmë dhe mbështetje.
Pra, është një formë suptile e dhunës, është një traumë që e ha gruan, tani flasim për gruan, nuk e dimë se çfarë do ta motivojë atë, çfarë do ta inkurajojë dhe fuqizojë që ajo të fol. Unë thjesht do të doja të dëgjoja arsyen dhe atëherë fola me delegacionin se pse duhet të ketë një afat kohor deri kur njerëzit mund të paraqesin kërkesë”, deklaron ajo për KosovaPress.
Ky kufizim kohor për njohjen e statusit ligjërisht nga shteti, siç thotë Husic, është edhe mesazh për mbyllje të historisë së luftës.
Për plotësimin-ndryshimin e ligjit që pritet të votohet së shpejti në kuvend, flet edhe kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Duda Balje. Ajo deklaron se po bëhet presion i panevojshëm për viktimat e dhunës seksuale.
“Unë mendoj se është një presion i panevojshëm për personin, i cili po dëshiron të lajmërohet në këtë adresë. Edhe unë kam pasur një shpresë se do të jetë si në Bosnje Hercegovinë ose në Kroaci, pa e limituar në kohë.
Edhe unë kam shpresuar se ne mundemi ta bëjmë këtë. Sepse mendoj që është vërtetë shkelje e të drejtave, që të limitohesh me kohë se kur duhesh. Ne shumë herë kemi pasur kontakt me femrat edhe me meshkujt, i cili praktikisht po dëshiron të lajmërohet. Edhe e kemi pasur një rast, një grua, e cila ka pritur që dikush nga familja të vdesë dhe pastaj të lajmërojë veten si pjesë e kësaj kategorie të dëmtuar. Nuk mendoj se është mirë, kemi bërë një hap të panevojshëm”, thotë Balje.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu deklaron për KosovaPress se propozimi për zgjatjen e këtij mandati se ka ardhur nga Komisioni Qeveritar. Sipas saj, në të ardhmen mund të ketë sërish kërkesa për zgjatjen e afatit për aplikim.
“Komisioni, i cili ka qenë i mandatuar që të adresojë këtë çështje na ka treguar që kanë nevojë për afat shtesë në raport me këtë çështje, gjegjësisht për aplikim të personave që janë dhunuar seksualisht gjatë luftës.
Prandaj, si Qeveri e Republikës së Kosovës duke pasur parasysh që referuar raporteve vendore dhe ndërkombëtare flitet për 20 mijë persona të dhunuar gjatë luftës, pastaj kemi parë se sa është numri i aplikimeve.
Sigurisht që kemi konsideruar që është e rëndësishme që ky afat të zgjatet. Në të ardhmen edhe mund të ketë kërkesa shtesë që ky afat të rritet sërish, por ne kemi vepruar në përputhje me kërkesat e komisionit, sepse ata kanë qenë në fakt personat përgjegjës që janë marrë me këtë çështje dhe kemi proceduar ndryshimin në Kuvendin e Kosovës”, deklaron Haxhiu.
E para e drejtësisë pret se kjo çështje të trajtohet shumë shpejt në Kuvendin e Kosovës.
“Qeveria ka proceduar këtë projektligj në Kuvendin e Republikës së Kosovës, gjegjësisht këtë ndryshim. Tash presim që Kuvendi i Kosovës ta trajtojë me prioritetin e njëjtë sikurse edhe e ka bërë këtë qeveria”, përfundon Haxhiu.
Ndryshe, aprovimi i statusit të viktimës së dhunës seksuale u jep të drejtë viktimave që të marrin pagesë mujore prej 230 euro në muaj. Statusi i viktimës së dhunës seksuale është njohur me ligj në vitin 2024. Ndërkaq, Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Viktimave të Dhunës Seksuale ka filluar punën zyrtarisht në shkurt të vitit 2018. /kp/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Krerët e diplomacive të Kroacisë, Austrisë dhe Sllovenisë: Hapat e radhës për Maqedoninë e Veriut varen nga ndryshimet kushtetuese

Rama vizitë zyrtare në Kroaci, pritet nga homologu i tij Plenkoviq

Shaqiri: Deri në fund të javës do të dorëzohen të gjitha librat

Profesori britanik: Terroristët duket se u trajnuan me makinat që SHBA-ja i dha Serbisë

Arsenal armësh e pamje nga ushtrimet e grupit terrorist në pronën e Radoiçiqit - të gjitha dëshmitë e siguruara deri më tani nga shteti i Kosovës

Policia konfiskon armë në Prishtinë e Podujevë – arrestohen tre persona

Rashiq: Unë dhe familja ime ndihemi më të sigurt në Kosovë sesa në Serbi

“Video të reja nga Kosova tronditin Serbinë...”: Si i raportuan mediat rajonale pamjet e fundit të publikuara nga Policia e Kosovës

Kurti: Sulmi terrorist kishte qëllim aneksimin e veriut të Kosovës

Këto dy lokale janë vënë me qera – çmim të arsyeshëm dhe me mundësi bashkimi ID-236

Çmimi i banesës në lagjen Aktash me zbritje – shfrytëzojeni këtë mundësi ID-226

OFROHET ME ZBRITJE – objekti afarist me 600m² po lëshohet me qera ID-124

EXTRA ZBRITJE – Shitet banesa me 91.5 m² në Prishtinë ID-159

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

Sulmohet me gurë e mjete të rënda shtëpia e shqiptarit në Medvegjë, kërkohet ndihmë nga Shqipëria e OSBE

“Video të reja nga Kosova tronditin Serbinë...”: Si i raportuan mediat rajonale pamjet e fundit të publikuara nga Policia e Kosovës

Policia e Kosovës publikon të gjitha pamjet me dron të lëvizjeve të grupit terrorist serb para sulmit në veri

Serbia “aktivizon” 48 baza ushtarake rreth kufirit me Kosovën, banorët e Karaçevës kërkojnë mbrojtje nga shteti

Ndërkohë që Messi mban distancë me modelet, reagimi emocionues i Antonelas kur sheh David Beckham kapet në kamera

Neymar thotë "nuk është e mundur" kur shikon pamjet se si rregullohet fusha e Al Hilal