LAJMI I FUNDIT:

Kundërshtarë në boks, por Usyk i thotë Joshuas se Ukraina do ta nokautojë Anglinë

Kundërshtarë në boks, por Usyk i thotë Joshuas se Ukraina do ta nokautojë Anglinë

Kundërshtari i Anthony Joshuas, Oleksandr Usyk është zotuar se Ukraina do të eliminojë Anglinë nga Euro 2020.

Boksieri ukrainas, i cili tashmë ka mundur britanikët si, Tony Bellew dhe Derek Chisora, do të takohet me kampionin që mbanë katër titujt më 25 shtator.


Transformimi trupor i Oleksandr Usyk i ka zënë në befasi edhe kundërshtarët e tij
Lexo po ashtu Transformimi trupor i Oleksandr Usyk i ka zënë në befasi edhe kundërshtarët e tij

Por, nuk është përplasja e vetme në të cilën tifozët anglez dhe ukrainas të sportit do të kenë një interes të përbashkët, me dy ekipet kombëtare të futbollit që përplasen në çerekfinalet e Euro 2020 sot (e shtune) nga ora 21:00.

Dhe Usyk, i cili takohet me Joshuan si zëvendësim për Tyson Furyn, po mbështet vendin e tij për të arritur një fitore të befasishme kundër Tre Luanëve.

Fury parashikon se Joshua do të mposhtet nga Usyk
Lexo po ashtu Fury parashikon se Joshua do të mposhtet nga Usyk

Në një intervistë për The Sun, boksieri tha: “Na vjen keq Angli, Ukraina do të të mundë. Ukraina do të jetë kampione!”.

Skuadrat do të takohen në Stadio Olimpico të Romës, për një vend në gjysmëfinalet e Euro 2020 kundër Danimarkës ose Republikës Çeke që po ashtu luajnë sot, por nga ora 18:00. /Telegrafi/