Kundër Turqisë pa Rashkajn e Pepën

Të dy lojtarët e Sandnes Ulf të Norvegjisë, kanë marrë përgjigjen negative të hënën nga klubi i tyre.
“Klubi sot na ka dhënë përgjigjen ‘JO’. Kemi pasur një mbledhje me Avni Pepën dhe klubin, por ata nuk do të na lejojnë të vijmë”, shprehet Rashkaj për gazetën Arena, duke treguar më tej bisedën me zyrtarët e klubit.
“Ju thashë se këto ndeshje është shumë me rëndësi për vendin tonë dhe për mua si lojtar. I thashë që është reklamë e mirë edhe për klubin me i pasur dy lojtarë në Përfaqësuesen e Kosovës. Ata u arsyetuan se jemi në pozitë të keqe në renditje dhe po ashtu në krizë të rezultateve, dhe po ashtu skuadra ka disa lëndime të lojtarëve dhe aty u mbyll biseda”.
Ai shpreson se klubi do të ndryshojë mendje, por ka pak shpresa në këtë. “Nëse unë insistoj, atëherë ata mendojnë se nuk po e dua klubin. Do të më vinte shumë keq nëse nuk i përjetoj këto ndeshje me Kosovën, pasi i kam pritur me vite të tëra”, thekson i zhgënjyer kapiteni, me shpresën se ndeshjet e ardhshme të Kosovës do të përkojnë me datat e lira të FIFA-s. Ligat Skandinave nuk pushojnë në datat 21 e 25 maj, kur Kosova zhvillon miqësoret. /Arena/Telegrafi/





















































