LAJMI I FUNDIT:

Kullat e Jasharajve në gjendje të rëndë, mund të përkeqësohen

Kullat e Jasharajve në gjendje të rëndë, mund të përkeqësohen

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka pritur sot anëtarët e Komisionit Parlamentar për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor, në krye me kryetarin e komisionit Muharrem Nitaj, si dhe drejtorin e Agjensionit për Menaxhim të Komplekseve Memoriale, Bislim Zogaj.

Jashari i ka njoftuar për gjendjen e Kullave të Familjes Jashari në Prekaz, të cilën e ka përshkruar si jo të mirë, dhe që rrezikojnë të dëmtohen edhe më shumë, në mungesë të përkujdesjes adekuate.


Sipas kumtesës për media dërguar nga Komuna e Skenderjat, pas homazheve te varret e dëshmorëve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, kryetari Jashari dhe anëtarët e Komisionit Parlamentar kanë vizituar Kullat e Rezistencës, ku janë pajtuar së gjendja e tyre është rënduar, për çka kërkohet të veprohet shumë shpejt, për mbrojtjen dhe ruajtjen e kësaj pasurie kombëtare.

Në anën tjetër, kryetari i Komisionit Parlamentar, Muharrem Nitaj, e ka njoftuar kryetarin Jashari për kalim në leximin e dytë të Projekt-ligjit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, i cili pritet që të miratohet edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës, pas së cilit, Kulla e Rezistencës dhe të gjitha objektet tjera historike të Familjes Jashari, do të trajtohen ashtu siç edhe e meritojnë.

“I falënderova të gjithë anëtarët e Komisionit Parlamentar për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor, për kontributin e dhënë në hartimin e ligjit, shumë të rëndësishëm për ruajtjen dhe trajtimin shtetëror të Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz”, është shprehur kryetari Jashari. /KosovaPress/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori