LAJMI I FUNDIT:

Kukësi luan pa gola ndaj Vallettas në Shkodër

Kukësi luan pa gola ndaj Vallettas në Shkodër

Kukësi ka barazuar pa gola në ndeshjen e parë ndaj skuadrës së Vallettas në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Skuadra e vetme shqiptare në elitën e futbollit kontinental nuk arriti të shfrytëzojë faktorin fushë për të marrë epërsinë ndaj rivalëve maltezë, e tani kualifikimi do të vendoset pas një jave.


Me ndryshime të mëdha në formacion dhe me pesë debutues, trajneri Pacult shpresoi për të marrë avantazhin që në pjesën e parë, por Musolli dhe Zguro nuk arritën të shënojnë – transmeton TCH.

Nga ana e tyre, maltezët rrezikuan me Pikioli dhe Fontanela, por dështuan përballë portës së mbrojtur nga Frashëri.

Sebino Plaku kishte më shumë mundësi në pjesën e dytë, por sulmuesi i afruar këtë verë nuk arriti të shënojë një gol, që do të kishte shumë peshë për Kukësin.

Ndeshja e kthimit në Ligën e Kampionëve, ndaj Vallettës në Maltë, do të luhet më 18 korrik.

Natyrisht se ky rezultat nuk është favorshëm për ekipin shqiptar, mirëpo një plus është edhe mospranimi i golit në terren vendas.