LAJMI I FUNDIT:

KUJTESË

KUJTESË

Poeti nga: Paul Johann Ludwig von Heyse
Përktheu: Maksim Rakipaj

Me zjarr të puthësh dhe pa drojtje,
Çdo puthje, të fundit mendoje!
Çdo puthje m’e nxehtë se zjarri,
Se nuk vonon, na pret veç varri!


Se shpirtrat bashkë fërgëllojnë,
Dhe kohën fare e harrojnë!
Gjersa nuk je ndarë nga jeta,
Përse të kesh frikë nga vdekja?