eksperti-banner

Me kalimin e kohës, ky lumë është shndërruar në një legjendë në Peru, por kur gjeo-shkencëtari Andres Ruzo dëgjoi për të, fillimisht mendoi se një dukuri e tillë është e pamundur të ekzistojë, transmeton Telegrafi.


Lumi 2

Ai besonte se kjo dukuri do të kërkonte sasi të madhe të ngrohjes gjeotermale të vloj madje në një lumë të vogël, kurse pellgu i Amazonës është shumë larg çdo vullkani aktivë.

Lumi 3

Por më pas, Ruzo e pa më sytë e tij derisa lumi legjendar vlonte në vete.

Lumi 4

Ruzo për herë të parë kishte dëgjuar për lumin Mayantuyacu, kur gjyshi i tij i tregoi një histori se si spanjollët kishin vrarë perandorin e fundit Inca.

Lumi 5

Por kjo histori nuk përfundon me kaq, pasi thuhet se spanjollët ishin nisur për në Amazon në kërkim të arit.

Lumi 6

Dhe kur ishin kthyer, një burrë kishte folur për përvojën e frikshme, ku kishte parë ujë të helmuar, gjarpërinj që po hanin njerëz dhe një lumë që po vlonte në vete.

Lumi 7

Zakonisht lumenj të tillë ekzistojnë në zona vullkanike, por ky lumë është 25 metra i gjerë dhe rreth 6 metra i thellë në disa pika. /Telegrafi/