LAJMI I FUNDIT:

Kuçi: Marrëveshja për pavarësimin energjetik ndal padrejtësitë që nga paslufta, ku Serbia ka inkasuar të hyrat nga energjia tranzite

Kuçi: Marrëveshja për pavarësimin energjetik ndal padrejtësitë që nga paslufta, ku Serbia ka inkasuar të hyrat nga energjia tranzite

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes KOSTT dhe ENTSO ka thënë se kjo marrëveshje e bën Kosovën palë të barabartë me rrjetet tjera të transmisionit në Evropë.

Reklama

Sipas Kuçit, marrëveshja në fjalë mundëson operimin si Zonë e përbashkët Rregulluese Kosovë-Shqipëri dhe ndal padrejtësinë e vazhdueshme që nga paslufta, ku Serbia ka inkasuar të hyrat nga energjia tranzite që ka kaluar nëpër rrjetin e Kosovës.

“Pas një angazhimi afatgjatë të rrjetit tonë të transmisionit KOSTT si dhe disa qeverive me radhë, sot hyri në fuqi marrëveshja e kyçjes KOSTT dhe ENTSO-E. Kjo marrëveshje: E bën Kosovën palë të barabartë me rrjetet tjera të transmisionit në Evropë, mundëson operimin si Zonë e përbashkët Rregulluese Kosovë-Shqipëri, ndal padrejtësinë e vazhdueshme që nga paslufta, ku Serbia ka inkasuar të hyrat nga energjia tranzite që ka kaluar nëpër rrjetin e Kosovës, dhe përfundimisht kjo marrëveshje kornizon kufijtë energjetik të Kosovës”, thotë Kuçi.

“Përtej entuziazmit dhe suksesit të jashtëzakonshëm, kjo marrëveshje prodhon edhe shumë obligime teknike të operimit, për të cilat KOSTT-i në vazhdimësi ka dëshmuar përgjegjësi dhe kapacitet të lartë të menaxhimit”, thotë ministri.

Ai u shpreh se si Qeveri, janë duke punuar fuqishëm për të shtyrë përpara opsionet mbi zgjidhjen e problemit të inkasimit në veri të vendit, si problem i trashëguar që nga paslufta.

“Dua të falënderoj partnerët tanë ndërkombëtar, të cilët na mbështetën në vazhdimësi në këtë proces. Shpresoj që kjo do të reflektohet edhe në zgjidhjen e problemeve energjetike në veri, sepse përtej çdo problemi politik që mbretëron në atë pjesë, kjo është çështje e sundimit të rendit dhe ligjit. Çdo konsumatorë ka të drejtë të patjetërsueshme për qasje në furnizim dhe shërbime me energjie elektrike, dhe po ashtu çdo konsumatorë duhet të paguajë për furnizimin dhe shërbimet në mënyrë të barabartë në gjithë territorin e Kosovës”, tha Kuçi. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bie kostoja e ndërtimit në Kosovë

Bie kostoja e ndërtimit në Kosovë

Ekonomi
Premiera e Transformers: Rise of the Beasts në CineStar Megaplex mblodhi një numër të madh të njerëzve!

Premiera e Transformers: Rise of the Beasts në CineStar Megaplex mblodhi një numër të madh të njerëzve!

Cinestar
Bursa për studentë nga Kosova nga CITY College, Kampusi i Evropës i Universitetit të York-ut

Bursa për studentë nga Kosova nga CITY College, Kampusi i Evropës i Universitetit të York-ut

CITY College
Propozohen pesë kandidatë për anëtarë të Bordit në Trust

Propozohen pesë kandidatë për anëtarë të Bordit në Trust

Ekonomi
AUV heq dilemat, domatet nga Shqipëria brenda parametrave të lejuar për konsum

AUV heq dilemat, domatet nga Shqipëria brenda parametrave të lejuar për konsum

Ekonomi
Promobi fiton vëmendjen ndërkombëtare në Imm Cologne me dizajnet e saj të jashtëzakonshme të mobiljeve

Promobi fiton vëmendjen ndërkombëtare në Imm Cologne me dizajnet e saj të jashtëzakonshme të mobiljeve

Promobi
Kalo në kategori