LAJMI I FUNDIT:

Kuba po bën miq të rinj, por s’i harron dot të vjetrit

Kuba po bën miq të rinj, por s’i harron dot të vjetrit

E gjithë bota pret ndryshime serioze nga Kuba pas vizitës historike të Presidentit amerikan, Barack Obama, në ishullin e Karaibeve, por mbase pritshmëritë janë tepër të larta për regjimin komunist.

Dy ditë para mbërritjes së Obamës, Kuba u vizitua nga Presidenti i Venezuelës, Nikolas Maduro, i cili u vlerësuar me nderin më të lartë të vendit, diçka që nga shumë analistë është cilësuar si një sfidë ndaj SHBA-ve dhe vetë kreut të Shtëpisë së Bardhë.


Presidenti kuban, Raul Castro, i vendosi në gjoks Maduros medaljen e njohur si “Urdhri i Hoze Martit”, një shenjë e qartë solidariteti mes aleatëve socialistë që kanë qëndruar bashkë përballë SHBA-ve që kur paraardhësi i Maduros, Hugo Cavez, mori pushtetin në Venezuela në vitin 1999.

Në fjalimin e tij në Kuba, Maduro përsërit disa herë vlerësimin e tij për Cavezin dhe ish-liderin kuban, Fidel Castro, si edhe për heronjtë e pavarësisë të dy vendeve, Simon Bolivar dhe Hoze Marti, emra që shërbejnë si një thirrje kundër ndërhyrjeve të huaja.

Venezuela është një tjetër rival i SHBA-ve dhe Kuba s’mund të harrojë miqtë e vjetër që e kanë ndihmuar në kohë të vështira, vetëm sepse po bën miq të rinj.

Vizita e Obamës padyshim që është një ngjarje historike, por po aq i qartë është fakti se regjimi kuban s’mund të ndryshojë brenda ditës, duke nisur nga Presidenti Raul Castro që nuk është zgjedhur nga populli. /TCH/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Rusia humbet kontrollin e ishullit kyç

Rusia humbet kontrollin e ishullit kyç

Botë
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Ushtria ruse 'ka humbur' 1,250 ushtarë të tjerë në Ukrainë, në vetëm një ditë - humbje të mëdha edhe në armatim

Ushtria ruse 'ka humbur' 1,250 ushtarë të tjerë në Ukrainë, në vetëm një ditë - humbje të mëdha edhe në armatim

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
SHBA shpreson se Hamasi do të pranojë “ofertën jashtëzakonisht bujare” të Izraelit për armëpushim

SHBA shpreson se Hamasi do të pranojë “ofertën jashtëzakonisht bujare” të Izraelit për armëpushim

Botë
Kalo në kategori